• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama drekon me Erdogan, reagon ish-deputeti i Gjirokastrës: Sa herë ka kriza vrapon në Lindje…

18/07/2019
Rama drekon me Erdogan, reagon ish-deputeti i Gjirokastrës: Sa herë ka kriza vrapon në Lindje…

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama në një drekë me presidentin turk. Në një postim në “Facebook”, Shehu shkruan se Rama gjatë krizave vrapon në Lindje, duke e akuzuar se e ka futur vendin në një krizë të thellë të demokracisë drejt një despotizmi lindor dhe duke u larguar nga vlerat perëndimor.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, rajoni është në rrezik destabilizimi për shkak të idesë së shkëmbimit të territoreve, ndërsa thekson se ndërmjetësimet e dobishme dhe të besueshme politike për ne mund të vijnë vetëm nga Perëndimi.

POSTIMI I SHEHUT

Rama gjatë krizave vrapon në Lindje. Rama e ka futur Shqipërinë në një krizë të thellë të demokracisë, drejt një despotizmi Lindor, duke u larguar çdo ditë me shpejtësi nga vlerat e mëdha Perëndimore.

Rajoni është në rrezik destabilizimi nga ideja e “shkëmbimit të territoreve”, që bazohet mbi ëndrrën e Serbisë së Madhe dhe që mbështetet nga treshja Vuçiç, Thaçi, Rama, si dhe nga ata Lindore, që duan ta mbajnë atë larg BE për interesa të tyre, diametralisht të kundërta me tonat. Prandaj shqiptarët rrezikohen që në vend të integrimit, të largohen nga familja jonë europiane, për të ngelur peng të Lindjes.

E kemi provuar dy herë në histori këtë tragjedi, gjatë pushtimit otoman dhe gjatë atij komunist. Fytyra jonë duhet të jetë e kthyer vetëm drejt Perëndimit, veçanërisht në momente të vështira historike si sot. E ardhmja jone është veçse aty, hallet dhe problemet nqs duam t’i zgjidhim në përputhje me aspiratat tona të mëdha, duhet t’i diskutojmë vetëm aty.

Ndërmjetësimet e dobishme dhe të besueshme politike për ne mund të vijnë vetëm nga Perëndimi. Perëndimi qartësisht e ka shprehur këtë vullnet, por që fatkeqësisht deri më sot kjo ka rënë në “veshin e shurdhër” të Ramës.

Related Posts

Gjolek Guci reagon pas humbjes së Memaliajt: Jam përpjekur të bëj më të mirën. I uroj suksese kryetarit të ri dhe i kërkoj të bëjë maksimumin
Kryesore

Abuzimi me tenderat/ Ish-kryebashkiaku i Memaliajt dënohet me burg, i hiqet për 5 vite e drejta për funksione publike

18/11/2026
Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne
Kryesore

Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne

18/11/2026
Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë
Kryesore

Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

18/11/2026
Kumbaro prezanton buxhetin për arsimin: Rriten bursat për studentët në 25 mijë lekë, mbështetje për mbi 11 500 të rinj
Kryesore

Kumbaro prezanton buxhetin për arsimin: Rriten bursat për studentët në 25 mijë lekë, mbështetje për mbi 11 500 të rinj

18/11/2026
Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Lajme

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

18/11/2026
Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin
Kryesore

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

17/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bujari dhe Manjola ndjekin thuajse çdo ndeshje”, në Gjermani nuk ndalen elozhet për Grudën. Klopp: O perëndi sa mirë luan!

Gruda “ndez” me Gjermaninë, përfshihet në formacionin e Nations League

18/11/2026
Nuk ishte e lehtë, telefonova Mou-n – Balkanweb.com – News24

Barça, Rodri nuk beson: Gjasat që të fitojmë Champions janë zero

18/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al