• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Ne e rilindëm Bënjën!

29/06/2026
Rama: Ne e rilindëm Bënjën!

Lajmet e publikuara ditët e fundit se Banjat Termale të Bënjës janë shkatërruar dhe betonizuar sollën një tjetër përgënjeshtrim të kryeministrit Edi Rama, i cili këtë të diel publikoi foto nga sistemimi i parë i zonës, i kryer 10 vite më parë. Në postimin e tij ai thekson se në këtë destinacion nuk janë hequr mure antike, por është rehabilituar një strukturë e ndërtuar vite më parë.

“Ja si ishin muret antike të Bënjës, Dhjetë vjet më parë, me mundësitë që ishin, u bë edhe sistemimi i parë i Ujërave Termale të Bënjës, kur siç e shihni u rivendos edhe muri i betonit – i mëparshmi ishte katandisur si s’ka më keq – dhe u vesh me gurë. Pra jo vetëm që nga vaskat e Bënjës nuk janë hequr mure antike, po fiks i njëjti burrë i zanatit që shihni në krye të punës para 10 viteve, i ka qëndruar mbi kokë punës me dashamirësi, së bashku me disa ustallarë të gurit, edhe për projektin e ri që e ka rilindur këtë destinacion turistik me një cilësi krejt të re” shkroi Rama.

Në postimin e tij, ai flet edhe për pretendimet e shumta që kanë qarkulluar në media, që sipas tij kanë ardhur nga mbetjet e politikës dhe ata që i bashkon instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë.

“Këmbëngula disa herë dje e sot tek ky rast konkret, sepse e tregon qartë pse korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi sipërfaqen e ujit të pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa, dështakë që vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten”, shkruan Rama

Postimi vjen në vazhdën e një sërë sqarimesh që kryeministri ka ndërmarrë lidhur me këtë projekt.

Ndërhyrjet në zonën e llixhave janë pjesë e projektit “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumentacionit të tenderit, fondi limit i projektit ishte 209.7 milionë lekë, ndërsa kontrata iu dha kompanisë “Ergi” SHPK për rreth 162.7 milionë lekë pa TVSH.

Banjat Termale të Bënjës, të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, janë një nga destinacionet më të njohura natyrore dhe kurative në Shqipëri. Projekti

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026
Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al