• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në festën e fshatit Vajzë të Vlorës, ku gjatë fjalës së tij, nuk munguan batutat dhe thumbat.

Rama tha se fjala e tij në këtë aktivitet ishte e papritur, pasi nuk ishte njoftuar se do të mbante fjalim.

“Për mua është e papritur sepse nuk isha i lajmëruar që do të thosha ndonjë gjë, por do të mundohem të mbijetoj”, u shpreh ai me humor.

Kryeministri falënderoi organizatorin e festës, Sokol Sadushin, që është kryetar i Gjykatës së Lartë, duke treguar se e kishte marrë ftesën për të katërtin vit radhazi, por këtë herë kishte vendosur të merrte pjesë.

“Dua të falënderoj Sokolin, i cili më dërgoi ftesën për të katërtin vit rresht. Dhe këtë herë nuk refuzova, duke qenë se tani më, siç e tha edhe gjyqtarja, e cila i uroj që gjykimi të ketë formën e prerë, 4 vjet janë mjaft për të pasur besim që ideja funksionon. Kështu që besoj që është rradha e duhur për të ardhur dhe për të dëshmuar, së bashku me të tjerët, suksesin e një ideje të lindur 4 vjet më parë”.

Gjatë fjalës, kryeministri përshëndeti edhe të ftuarit, mes tyre ish-Presidentin Bamir Topi, si dhe Prefektin e Tiranës, për të cilin tha me ironi se ndoshta ishte aty pasi ishin “miq të Vajzës”.

Batuta pati edhe për kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Yllin, për të cilin Rama tha se deri para se të mbërrinte në aktivitet i rezultonte “nga Skrapari”, por shtoi me humor se edhe ai ishte “mik i Vajzës”.

Rama iu drejtua edhe kryetarit të Bashkisë Selenicë, Nertil Bella, duke e falënderuar për “promovimin për vajtjen e detit në majë të malit, me ujin e kripur bashkë”, në një tjetër batutë gjatë fjalimit.

Kryeministri përshëndeti gjithashtu ministrin e Pushtetit Vendor Ervin Demo, duke thënë se ndodhej aty për të parë se si funksionon Bashkia e Selenicës.

Në fund, Rama iu drejtua gjyqtares që kishte bërë prezantimin e aktivitetit, duke e falënderuar për fjalën e saj dhe duke komentuar me humor edhe veshjen e saj.

“Faleminderit shumë gjyqtares për këtë prezantim që ishte vërtet impresionues nga fillimi, plus edhe me këtë veshje që nuk është tipike për një person që ka kaluar vetting-un”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje.

Kryeministri e mbylli fjalën me një tjetër batutë:

“Kështu që faleminderit të gjithëve edhe ju uroj që të keni një festival të këndshëm, edhe më shumë e më mirë vitin e ardhshëm. Por rëndësi ka që juve këtu pushtetin gjyqësor e keni me vete. Shumë faleminderit!”

Related Posts

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë
Kryesore

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!
Kryesore

Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!

14/08/2026
Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit
Kryesore

Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit

14/08/2026
Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën
Kryesore

Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën

14/08/2026
SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit
Kryesore

SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit

14/08/2026
Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al