Pallati i Sportit në Gjirokastër do të rikontruktohet. Kështu ka thënë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi në Gjirokastër.
“Duhet edhe tani të bëjmë menjëherë edhe Pallatin e Sportit. Dimensionin e sportit nëpër shkolla tani do ta adresojmë me shumë vëmendje”, u shpreh kryeministri.
Bashkia Gjirokastër mësohet se e ka gati projektin, ndërsa pritet që me celjen e buxhetit vitin e ardhshëm të nisë edhe zbatimi i projektit. ©argjiroja.net