Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë të dalë nga karantina dhe të shkojë në Vlorë.
Pas këtyre lajmeve PD ka vendosur që të ngrihet në protestë në Fier, revoltë kjo që kundërshton daljen e Ramës por edhe vendimet e marra nga qeveria lidhur me situatën e Covid.
Kujtojmë se qeveria e ka liruar masat këto ditë dhe në vazhdim pritet që të ketë më shumë lehtësira për lëvizjen.
Këto vendime të Ramës janë kritikuar vazhdimisht nga PD e cila e akuzon se nuk ka një strategji të qartë të hapjes siç kanë vendet e tjera Evropiane.









