Nesër paradite kryeministri Edi Rama do shkojë në Tepelenë, ku është parashikuar një takim në palestrën e re, aty ku do të prezantohen disa projekte të reja zhvillimore për qarkun. E veçanta është se takimi zhvillohet pikërisht në atë palestër, ku kryebashkiaku Tërmet Peçi ka pikturuar në mur si basketbollist vetë kryeministrin Edi Rama. Disa muaj më parë fotot e Ramës në muret e palestrës bënë xhiron në rrjetet sociale. Ndonëse u tha më pas se pikturat u hoqën me kërkesë të vetë Ramës tek Peçi, kjo nuk konfirmohet ende me saktësi. Ndoshta e zbulojmë nesër kur do të zhvillohet takimi.