Kryeministri Edi Rama ka nisur me shkarkimet në radhët e drejtorëve të administratës shtetëtore. Sot është zyrtarizuar shkarkimi i drejtorit të Zyrës së Punësimit në Delvinë, Skënder Qilimi, si dhe drejtori i Zyrës së Punësimit në Elbasan, Oltion Kokunja. Shkarkimi i tyre vjen si pasojë e mospërmbushjes së objektivave. Pra, këta dy drejtues punësuan më pak njerëz sesa kishin objektiv. Rama i mëshon asaj se ka vende pune, por se më shumë ato refuzohen nga punëkërkuesit e regjistruar, si dhe nuk bëhet mjaftueshëm përpjekje nga drejtuesit e Zyrave të Punësimit. Pritet që shkarkimet të vijojnë.
©ArgjiroLajm.net