• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama nis të ‘pikturojë’ qeverinë e re, parlamenti mblidhet pas 9 shtatorit

23/08/2021

Parlamenti i zgjedhur në 25 prill nuk mund të fillojë nga puna përpara 8 shtatorit. Pas kësaj date, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka 10 ditë afat për thirrur mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. E nëse kreu i shtetit nuk e bën një gjë të tillë, Parlamenti i ri vetëmblidhet në 19 shtator, seancë në të cilën zgjedh vetëm kryetarin e tij.

Pas kësaj mbledhjeje hapëse, Presidenti Meta duhet ta mandatojë Edi Ramën të formojë qeverinë e re dhe t’i paraqesë emrat e ekipit. Kjo është hera e tretë që kreu i selisë rozë do të bëhet gati për një provë të tillë, si përpara publikut, ashtu edhe përpara Presidentit me të cilin, marrëdhëniet janë të komplikuara.

Ndërkohë në Partinë Socialiste kanë nisur përgatitjet për thirrje e Asamblesë Kombëtare, përpara së cilës, Edi Rama do të shpallë kabinetin e tij të tretë. Nuk ka një datë të përcaktuar për këtë mbledhje, por mësohet se struktura qeverisëse do të ndryshojë. Gjithësesi, numri i ministrive dhe emrat e ministrave janë ekskluzivitet i kreut të partisë.

Pasi ta shpallë në publik ekipin e tij, Edi Rama do të përballet me Ilir Metën, të cilit do t’i kërkojë dekretimin e qeverisë. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese i dha presidentit disa kompetenca më të qarta, për pranimin ose mos dekretimin e ministrave, duke e vënë Edi Ramën përpara një sfide më të fortë, për të zgjedhur emra ministrash, për të cilët Ilir Meta të mos ketë hapësira t’ia refuzojë./abc

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al