Në shtator nis reforma e pronës. Kemi të bëjmë me reformën e bashkimit të institucioneve të pronës në një që do të jetë Agjencia Kombëtare e Pronës, dhe marrjen e titullit të pronësisë përmes një programi të specifikuar digital. Kryeministri Rama e tha sot gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e Hartave në kryeministri.
Edi Rama: “Në shtator jemi gati të lancojmë reformën për të cilën është punuar qysh në verën e shkuar pa u krijuar ende qeveria e rem atë të bashkimit të institucioneve të pronës. Për të pasur një Agjenci Kombëtare të Pronës.Në mënyrë që të mos shkosh tek ALUIZNI dhe hipoteka sta jep por për të pasur një institucion, një drejtim dhe një rrugë të përbashkët”
Me krijimin e institucionit të ri do të ketë dhe strukturë apeli në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë në gjykatë por të apelojnë brenda institucionit.
Edi Rama: “Brenda këtij institucioni të ri një strukturë apeli në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar t shkojnë menjëherë gjykatë por të apelojnë në një strukturë që është autonome, një lloj avokati i qytetarit në institucion.”
Sa i takon zyrës së koordinatorëve të bashkëqeverisjes me qytetarët ajo do të vijojë të funksionojë edhe gjatë sezonit ët pushimeve.









