• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama para gazetarëve në Bruksel: Pengmarrja e Bullgarisë është e turpshme, ndërsa BE rri e vështron

23/06/2022
Rama para gazetarëve në Bruksel: Pengmarrja e Bullgarisë është e turpshme, ndërsa BE rri e vështron

“Jua kam thënë dhe po e përsëris, përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari. Por nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje”.

Kështu është shprehur për mediat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e 23 qershorit, i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të samitit dyditor të Bashkimit Evropian.

Sipas Ramës vetoja Bullgare po mban peng dy vende të NATO-s dhe kjo po ndodh “nën sytë” e 26 vendeve të tjera anëtare të BE-së”.

“Është turp që Bullgaria rrëmben dy vende të NATO-s në mes të një lufte të nxehtë në Evropë. Kjo situatë po ndodh nën vështrimin e 26 shteteve të tjera, që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë në romanin e famshëm”, u shpreh Rama.

I pyetur nga mediat se nëse mendon se Shqipëria është viktimë e vetos Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama e tha i prerë: “Jo”.

“Nuk do jemi kurrë viktimë sepse e dimë se në këtë rrugë është një Bullgari këtu, një atje. Ne nuk e ndryshojmë rrugën. Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë Evropën në shtëpinë tonë”.

Kreu i qeverisë theksoi se “Open Balkan” është përgjigja e vërtetë ndërsa rruga e integrimit do vazhdojë. Por, vijoi se, shpirti evropian duhet të ndërtohet në rajon dhe “nuk do të presim Evropën që ta bëjë këtë”.

Nga Brukseli ai deklaroi sërish se Ballkani i Hapur është i hapur për këdo. Kujtojmë se kjo nismë rajonale ka bërë bashkë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, të cilat kanë për synim lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve pa pengesa kufitare, ndërsa Kosova Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina nuk e kanë përqafuar këtë nismë.

Ndër të tjera Rama u shpreh se Shqipëria ka tetë vite që e ka marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Maqedonia e Veriut 17 vite dhe akoma negociatat nuk janë hapur.

“Jemi në ulëset e para sepse çdokush duhet të ngasë makinën e vet dhe Shqipëria po bën pjesën e vetë, sepse na e kërkon Brukseli, por mbi të gjitha fëmijët tanë. Maqedonia e Veriut është kandidate prej 17 vitesh, Shqipëria prej tetë, kështu që mirëserdhët në Ukrainë”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur te statusi që pritet që Ukraina ta marrë si “vend kandidat”, Rama iu drejtua atyre: “është gjë e mirë që Ukrainës i jepet statusi kandidat, por ukrainasit të mos krijojnë shumë shpresa”.

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt

29/07/2026
Vjedhja e dokumentit, flet Agron Shehaj: Këta janë mësuar me deputetë kukulla. Duhet ta lexoja dokumentin sepse do votoja
Kryesore

Vjedhja e dokumentit, flet Agron Shehaj: Këta janë mësuar me deputetë kukulla. Duhet ta lexoja dokumentin sepse do votoja

29/07/2026
Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur
Kryesore

Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur

28/07/2026
Biznesmeni shqiptar humbet gruan: Pikëllim i pamasë!
Kryesore

Biznesmeni shqiptar humbet gruan: Pikëllim i pamasë!

28/07/2026
Gonxhja këshillon protestuesit: Qartësoni objektivin dhe mund të bëni punë të mira për të gjithë shoqërinë
Kryesore

Gonxhja këshillon protestuesit: Qartësoni objektivin dhe mund të bëni punë të mira për të gjithë shoqërinë

28/07/2026
Ishte me pushime në Vlorë, arresti kardiak i merr jetën akademikut dhe ish-trajnerit Artan Pogoni
Kryesore

Ishte me pushime në Vlorë, arresti kardiak i merr jetën akademikut dhe ish-trajnerit Artan Pogoni

28/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

29/07/2026
Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al