• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama përplaset me ndërtuesit: Pse i shisni apartamentet 2 mijë euro metrin dhe i deklaroni 850 euro!

03/10/2023
Rama përplaset me ndërtuesit: Pse i shisni apartamentet 2 mijë euro metrin dhe i deklaroni 850 euro!

Kryeministri u përgjigj ashpër duke kërkuar nga ndërtuesit të shpjegojnë se pse i shesin apartamentet shtrenjtë dhe e deklarojnë shumë të ulët shifrën reale. Rama tha se çmimi i referencës është vendosur në bazë të tregut dhe taksa 3% për strehimin social është minimale.

Kreu i qeverisë tha se e ka diskutuar me Bashkinë e Tiranës që ndërtuesit të paguajnë taksën aty ku ndërtojnë dhe jo në vend tjetër.

“Çfarë nuk kishit parashikuar ju, që shteti të thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin?

Këtë nuk kishit parashikuar ju, ju do gënjenit shtetin pa mbarim dhe do shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit me 850 euro. Këtë nuk kishit parashikuar ju dhe evazionin.

Bashkitë duhet të ndërtojnë infrastruktura që ju s’keni ça merrni përsipër. Epo ju të shisni apartamente me 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5, 8 mijë euro dhe të deklaroni çmime që janë larg të vërtetës, kjo nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës janë vënë mbi bazën e tregut. Është bërë një studim i tregut dhe iu është vënë detyrimi që të përgjigjeni në bazë reale. Sa doni të fitoni ju, ju doni të fitoni sa më shumë.

Mos ta dëgjojmë më historinë e vendosjes në një nivel të arsyeshëm sepse nuk është akoma maksimumi që duhet vendosur por në një nivel të arsyeshëm kur ti shkon deklaron shitjen sepse kur ti gënjen, shteti ka detyrë të thotë këtu nuk është kaq. Është bërë një kohë e gjatë, çmimet rriten çdo javë. Është shenjë e mirë në një aspekt për rritjen e vlerës së pasurisë, nga ana tjetër duhet të përfitojnë të gjithë.

Të duket shumë 3% kontribut, e ke shumë gabim. Po të marr strofullën e kapitalizmit, New York ku nuk ndërton dot një godinë ku t’i shesësh të gjitha apartamentet. Thotë do të shesësh kaq, kaq do japësh me qira. S’mund të japësh sa të duash ti. Askush nuk ju detyron të ndërtoni me zor, sepse ju keni interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. E kam folur me Bashkinë e Tiranës 3% për strehimin social të jepet aty ku jetoni. Unë thashë pse s’na e merrni 3% te blloku por te Astiri, ju thoni fare, kjo nuk diskutohet”, tha Rama në fjalën e tij.

Related Posts

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës
Kryesore

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

31/10/2026
Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)

31/10/2026
Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit
Kryesore

Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

31/10/2026
Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës
Kryesore

Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës

31/10/2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

31/10/2026
VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al