• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Princi i Kurorës, i interesuar për investime të mëdha në Përmet

06/02/2021
Rama: Princi i Kurorës, i interesuar për investime të mëdha në Përmet

Nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama tha se grupi i ngarkuar nga Princi i Kurorës saudite ka shprehur interes për investime në Përmet, duke e konsideruar një nga zonat me potencialin më të madh turistik në Shqipëri.

“Grupi i ngarkuar nga Princi i Kurorës ka shprehur shumë interes për të investuar në Përmet. Ata kanë bërë një studim të rajoneve të vendit, dhe sipas tyre Përmeti është një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit të turizmit për dekadën e ardhshme”, u shpreh kryeministri gjatë bashkëbisedimit në Gjirokastër.

Kreu i Qeverisë zbuloi se ata duan të investojnë në një strukturë fermash, por por fillimisht duan të shikojnë terrenin me Durrësin, për të pare sjelljen e burokracisë shqiptare.

“Kur ata flasin për Përmetin, do të çuditeshit nga pasioni me të cilën flasin. Ata duan të investojnë në struktura fermash. Turizëm fermash. Ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë aty shtëpi, vila, ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe traditën e kultivimit të gjithë asaj paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit. Duan po ashtu të fusin edhe shfrytëzimin e prodhimeve artizanale, ushqimore e kam fjalën.

Nuk kanë akoma një program konkret, por ata janë të vendosur për këtë. Ata duan njëherë të shikojnë terrenin me Durrësin, si do eci procesi, si do jetë sjellja e burokracisë shqiptare.

A do kenë pengesa, a s’do kenë pengesa. Në momentin kur projekti i Durrësit do hyjë në një fazë kur ata ta kuptojnë vendin, Përmeti e ka radhën.

Ata e konsiderojnë zonën si për pushime, ju e dini ata arabët bëjnë shumë pushime se kanë naftë shumë. Mbase u zgjata shumë por kjo është perspektiva për Përmetin.

Ishte për te qeshur, bëmë një tur kudo, edhe ranë rehat thanë këta qenkan njerëz të urtë. Se ku panë ata që tepelenasit dhe gjirokastrit s’janë të urtë“, tha Rama.

Related Posts

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim
Kryesore

Hani i Hotit kryeson eksportet në kufijtë tokësorë, Kakavija importet

13/11/2026
Shoferja nuk dalloi kthesën/ Bie në kanal makina me tre motrat dhe një foshnjë
Kryesore

Shoferja nuk dalloi kthesën/ Bie në kanal makina me tre motrat dhe një foshnjë

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Hani i Hotit kryeson eksportet në kufijtë tokësorë, Kakavija importet

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al