Kryeministri Edi Rama foli sërish për protestat në Tiranë që kundërshtojnë ndërtimet në Zvërnec të Vlorës.
Nga Berati për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama quajti skandaloze aludimet online se Zvërneci dhe Vlora do i marrin izraelitët dhe se aty do vijnë kolonë palestinezë.
Ai bëri përgjegjës për manipulim dhe lajme të rreme disa besimtarë që i cilësoi si “psedudo-myslimanë”.
Kryeministri theksoi se protestat që kundërshtojnë zhvillimin turistik dhe ekonomik janë nga verbëria dhe keqdashja.
Rama: Sot transformimi i gjithë vijës bregdetare pa filluar ky investim e ka rritur 4 fish vlerën e pronës. Ato janë prona të shqiptarëve. Ça do me thënë kjo që Shqipërinë nuk ja japim të huajve. Ça do me thënë që Shqipëria është e shqiptarëve. Kush e ka vënë në diskutim. Puna si do ti bëjmë shqiptarët që të ndjehen në shtëpi. Si qytetarët të barabartë me vendet e tjera, apo që ka mundësi të bëhet konkurrues por nuk bëhet se ka frikë. Kush proteston duhet të nxjerrë projekti për cilin proteston? Nuk kanë si e nxjerr, se projekti nuk ka dalë akoma, se po punohet për 3 vitesh, në emrin tuaj në interesin e shqiptarëve kemi mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim shumë kërkues për një projekt që do sjellë 4 mld euro në Shqipëri.
Kemi qenë shumë kërkues për të gjitha këto shqetësime që kanë ata që bien pre e manipulatorëve e disa pseudo myslimanëve që përhapin një legjendë skandaloze që Zvërneci është shitur te Izraeli dhe aty do vijnë palestinezët. Madje përhapin dhe video ku kërkojnë emrin mbiemrin e atij rojes që bëri atë akt skandaloz dhe e duan sepse duan ta vrasin dhe e thonë. Dhe vënë lek, euro në ato faqe e tyre të ndyra. Duke i bërë thirrje urrejtjes. Duke përdorur manipulimin e rrjeteve sociale. Ça myslimanësh janë ata?
Si mund të jenë ata në aleancë me median greke. Dy qenie të ndryshme. Na është shqetësuar media greke nga mëngjesi në darkë për mjedisin në Shqipëri. Ndërkohë askush nuk tregon projektin, që po ndërtohet nga studiot më prestigjioze në botë, studimi për mjedisin po bëhet nga studiot më prestigjioze në botë. Pa gjithë këto nuk ka leje ndërtimi. Ku janë këto? Nuk janë se nuk kanë përfunduar. Atëherë çfarë bëhet kundërshtia. Ajo që ndodhi ishte skandaloze. Shtet matet me mënyrën si reagon. Ça duhet të bëjmë më shumë qeveria dhe shteti. Arrestimin e personit, vënien në ndjekje penale të rojeve aty. Heqjen e licensës së kompanisë private. Çfarë duhet të bëjmë? Është manipulim. Dhe pastaj, nga ana tjetër ky është një moment për të kujtuar sa herë jemi nisur të bëjmë gjëra përtej së zakonshmes jeni hasur në kundërshtim.









