Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit me diasporën në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Kreu i qeverisë më datë 29 mars do të takohet me shqiptarët në Kretë.
Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Athinë, duke çelur njëkohësisht edhe turin e tij të lajmëruar asokohe me diasporën në Evropë dhe më gjerë.
Ndërkohë takimi i dytë në Greqi është zhvilluar me shqiptarët emigrantë në qytetin e Selanikut, takim i mbajtur disa muaj më parë.