Në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar ndryshimin e administratorit. Edri Puka nuk do të jetë më drejtori i kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës është miratuar ndryshimi i administratorit. Në vend të Pukës është emëruar Kastriot Bejtaj, i cili deri më tani mbante postin e Drejtorit Teknik në Albpetrol.
“Aktualisht, një grup ndërministror është ngritur me urdhër të Kryeministrit dhe po studion skenarët më të mirë për ristrukturimin e shoqërisë‘, thuhet në njoftimin e Albpetrol.
Endri Puka, drjetonte Albpetrol që prej vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Ai ishte propozuar në atë detyrë në Koço Kokëdhima, pasi më parë ka qenë drejtor në bizneset e ish-deputetit socialist.









