• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Turizmi në 2030, spektakolar! Shqipëria do të jetë Europa e Ballkanit

12/06/2024
Rama: Turizmi në 2030, spektakolar! Shqipëria do të jetë Europa e Ballkanit

Kryeministri Edi Rama parashikon që deri në vitin 2030, Shqipëria do të jetë Europa e Ballkanit me një ofertë turistike të plotë dhe cilësore.

Gjatë prezantimit të kalendarit turistik, Rama njoftoi se pushimet e turistëve do të jenë më të organizuara me shkarkimin e aplikacionit TEA, i kthyer tashmë në një udhërrëfyes mbi aktivitetet kulturore, që ka rritur në mënyrë të pabesueshme sipas tij edhe numrin e vizitorëve.

“Monumentet historike dhe sitet arkeologjike vetëm në katërmujorin e parë të vitit janë vizituar nga 182 mijë vizitorë, ndërkohë që parqet tona kombëtare janë vizituar nga rreth 800 mijë vizitorë”, tha Rama.

Sezoni i ri veror pritet të ketë inagurime infrastrukturore që do të ndihmojnë turizmin dhe do të konkurrojnë rajonin, lajmëroi kryeministri.

“Duke filluar nga Tuneli i Llogorasë, një ide e vjetër, një zotim legjendar i të gjitha forcave politike në të gjitha fushata i cili këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë në jug apo që do të vijnë nga jugu duke vazhduar me rrugën Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur. Hapim garën në fund të këtij muaji për Milot-Balldren dhe pastaj Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen e me Malin e Zi. Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar Brenda dekadës. Shqipëria e 2030 do të këtë një ofertë turistike spektakolare në aspektin e transportit”,tha Rama.

Por jo vetëm transporti rrugor, por planet e qeverisë socialiste janë edhe për rritjen e udhëtarëve përmes transportit ajror duke zgjeruar kapacitetet e aeroporteve.

“Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do të përfundojë punimet brenda këtij viti. Do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6 mujorin e vitit të ardhshëm. Do të jetë operacional në sezonin ardhshëm turistik me një operator, që është aeroporti i Mynihut. Do të hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës”, tha Rama.

Vëmendjen Rama e ka edhe te emigrantët, të cilëve ju kërkon që përvojën e tyre në sipërmarrjet turistike ta sjellin në vendin e tyre, se nuk do të zhgënjehen nga shpërblimi.

“Ata që punojnë në Greqi në hotele, restorante, kamerierë, menaxherë, nëse i bien lapsi krahasuar me ofertën që kanë këtu në sektorin e shërbimeve dhe nëse e nuk marrin të mirëqenë të gjitha fjalët e kafeneve, llogaria në fund të muajit i del më mirë. Ata e dinë më mirë se të gjithë se janë në gjendje të ofrojnë paga konkurruese me Greqinë, të afërta me Italinë në këto shërbime dhe ndeshen në këtë pengesë psikologjike për të kuptuar se sot Shqipëria është e gatshme të përfshijë në tregun e punës ata”, tha ai.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al