Në 50 raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror, nga prilli i vitit 2016 deri në mars të vitit 2017, dalin fakte tronditëse që tregojnë implikimin e strukturave të Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikun e drogës.
Në raportet e publikuara nga gazetari italian Carlo Alberto Rosi në Exit.al flitet për implikim jo vetëm të drejtorëve të qarqeve dhe shefave të komisariateve në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Krujë, Kurbini, Pogradec, Maliq etj, por edhe vartësit e tyre në çdo hallkë të policisë, madje përmenden edhe shoferët personalë të drejtorëve, siç është rasti i Bulqizës dhe i Kurbinit.
Sa i përket qarku Gjirokastër, në raportet e SHISH, punonjësit e policisë në Gjirokastër përmenden të paktën 12 herë. Po kaq përmenden edhe policët e Tepelenës e Memaliajt. Ndërsa për qytetet e tjera të dhënat janë si këto: Vlora përmendet në 25 raste, Kruja në 24 raste, Korçë, Pogradec dhe Maliq ne 19 raste, Berati 19 raste, Dibra 17 raste, Kurbini 15 raste dhe Delvina 6 raste.
©ArgjiroLajm.net