• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti/Pandemia e Covid iu ka kushtuar 2.2 miliardë lekë bashkive

07/12/2020
Shkenca ka një përgjigje pse jemi të gatshëm të bëjmë bamirësi

2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, analizojnë treguesit financiarë të pushtetit vendor si dhe janë një material që u vjen në ndihmë Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Sipas raportit vërehet se qeverisja vendore ka pasur probleme në lidhje me të ardhurat por edhe shpenzimet gjatë vitit të pandemisë.
Për 9 mujorin 2020 raportohet se janë realizuar 73% e planit vjetor (rreth 16.7 mld lekë), në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë të ardhurat në total për bashkitë rezultojnë me një rënie prej 2.2 mld lekësh.
Dukshëm efekti i COVID-19 dhe mbyllja që iu bë ekonomisë, rënia e konsumit si dhe masat e ndërmarra përfshirë kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e taksave mbi të gjitha të taksave vendorë që këtë 9 mujor kanë rënë me 14% dhe më pas taksa e pasurisë me rreth 7% krahasuar me një vit më parë.
Të ardhurat e bashkive tregojnë se zërin kyç në të ardhurat e mbledhura prej rreth “Taksa e ndikimit në infrastrukturë” ne rreth 36.8% të totalit (6 mld lekë) dhe më pas zë “Taksa mbi ndërtesën” me rreth 18% të totalit (2.9 mld lekë).
Peshën më të madhe në mbledhjen e të ardhurave nga pushtetin vendor e ka Bashkia e Tiranës që ka mbledhur 10.9 mld lekë gjatë 9 mujorit të parë 2020. Për vetë Bashkinë e Tiranës zërin kryesor tek të ardhurat e zë “Taksa e ndikimit në Infrastrukturë” që kap vlerën e 4.8 mld lekësh apo thuajse ½ të totalit të të ardhurave për Bashkinë Tiranë dhe gati 26% e totalit të të ardhurave për të gjitha bashkitë.
Raporti i organizon 61 bashkitë e Shqipërisë në bazë të popullsisë duke i ndarë ato në tre grupe. Sipas tij bashkitë me mbi 100 mijë banorë (11 të tilla bashkë me Tiranën) kanë realizuar 83% të të ardhurave dhe kanë barrën kryesore. Ndëkrohë që 37 bashkitë me një popullsi nën 50 mijë banorë duket se kanë grumbulluar për 9 mujorin 2020 gati 1.8 mld lekë (apo 24.8% të të ardhurave totale të pushtetit vendor).
Në krahun e shpenzimeve bashkitë kanë përmbushur rreth 77% të planit vjetor dhe janë vetëm 2% më pak se sa një vit më parë. Kjo tregon se pushteti vendor nuk është prekur dhe aq në shpenzimet për programet e tij. Por gjithsesi duket se thuajse 40% të shpenzimeve e kanë zënë ato për paga ndaj personelit kurse investimet zunë 9.4% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor. Një raport ky që është 24% më i ulët se sa 9 mujori i një viti më parë.
Për këtë vit struktura e shpenzimeve ka ndryshuar duke u rritur pesha e shpenzimeve nga transfertat e buxhetit qendror (57%) dhe duke u ulur ajo e shpenzimeve nga të ardhurat e veta. Zërat që janë prekur më shumë nga pushteti vendor për 9 mujorin 2020 kanë qenë mbrojtja e mjedisit, çështjet ekonomike dhe Rendi e siguria. Ato kanë marrë 28% më shumë të buxhetit se sa një vit më parë për t ënjëjtën periudhë. Kjo ka ndikuar në rënien e “Shërbimeve të Përgjithshme Publike”.
Raporti për 9 mujorin 2020 është një tregues se si pandemia ka ndikuar në buxhetin e pushtetit e vendor. Të dhënat sasiore flasin për një goditje në zërin e të ardhurave edhe pse jo në nivelin e pushtetit qendror. Bashkitë duket se kanë tentuar të adaptojnë shpenzimet e tyre për të parandaluar pandeminë me mjetet e tyre.

Related Posts

Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)
Kryesore

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026
“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës
Kryesore

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën
Kryesore

Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

16/08/2026
Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive
Kryesore

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive

16/08/2026
Dy muaj më parë Forbes shkruante për misionin e shqiptarit për të parandaluar sëmundjet, sot zemra e Arlend Gjonit pushoi së rrahuri
Lajme

Dy muaj më parë Forbes shkruante për misionin e shqiptarit për të parandaluar sëmundjet, sot zemra e Arlend Gjonit pushoi së rrahuri

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
ZYRTARE/ Publikohet axhenda, mësoni oraret kur luajnë Egnatia dhe Dinamo në play-off këtë javë. Rrogozhinasit bëjnë një ndryshim

ZYRTARE/ Publikohet axhenda, mësoni oraret kur luajnë Egnatia dhe Dinamo në play-off këtë javë. Rrogozhinasit bëjnë një ndryshim

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al