• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti/ Rritet numri i punonjësve që heqin dorë nga puna në shtet

23/05/2024
Raporti/ Rritet numri i punonjësve që heqin dorë nga puna në shtet

Dorëheqjet mbeten edhe në vitin 2023, shkaku kryesor për largimet nga administrata publike. Të dhënat zyrtare nga Departamenti i Administratës Publike tregojnë se lirimet në tërësi janë në rritje, duke evidentuar si shkak edhe ndëshkimet. Raporti vjetor i DAP tregon se në total, gjatë vitit 2023, janë liruar gjithsej 496 nëpunës civilë ku për dorëheqje, 221 punonjës. Ndërkohë arsyeja e dytë me numrin më të lartë ka të bëjë me daljen në pension me 132 punonjës dhe largim nga shërbimi civil si masë displinore ishin të tretat si arsye me 27 punonjës.

Më pas vijnë me radhë humbja e jetës së punonjësit në 7 raste, ristrukturim 1 rast, lirim për shkak të performancës dy raste, refuzim i transferimi për shkak të ristrukturimit katër raste, dënim me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale katër raste dhe arsye të tjera të parashikuara në ligj 92 raste.

“Nga analiza e të dhënave në lidhje me lirimet, vihet re se gjatë vitit 2023 numri total i lirimeve në krahasim me vitin 2022, është rritur me 12.5%. Gjithashtu, vihet re se për vitin 2023, në krahasim me vitin 2022 janë: ulur me 15.% rastet e lirimeve me dorëheqje; ulur me 5% rastet e lirimeve për arsye të plotësimit të moshës së pensionit; rritur me 42.1% rastet e lirimeve për shkak të masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil”; ulur me 50% rastet e lirimeve për shkak të ristrukturimit”, vlerëson DAP.

Ndërkohë gjatë vitit që lamë pas janë marrë masa disiplinore për 97 raste. Konkretisht, gjatë këtij viti numri i nëpunësve civilë të administratës shtetërore që kanë qenë subjekt i masës disiplinore ishin të ndarë në 1 nëpunës (ose 1%) i përkasin kategorisë së mesme drejtuese, 16 nëpunës (ose 16.5 %) i përkasin kategorisë së ulët drejtuese, 80 nëpunës (ose 82.5 %) i përkasin kategorisë ekzekutive.

“Numri i nëpunësve civilë, të cilët kanë qenë subjekt i masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil” ishte 27 nëpunës ose 27.8%e totalit të nëpunësve që kanë qenë subjekt i masave disiplinore. Sipas kategorive të klasifikimit të pozicioneve, 4 nëpunës ose 14.8%e tyre i përkasin kategorisë së ulët drejtuese dhe 23 nëpunës ose 85.2%e tyre i përkasin kategorisë ekzekutive”, nënvizon raporti./Monitor

Related Posts

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?
Kryesore

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën
Kryesore

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Kryesore

Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

17/10/2026
Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’
Kryesore

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

16/10/2026
O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?
Kryesore

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al