Shërbimi Informativ Shtetëror ka referuar një material voluminoz në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke i kërkuar kësaj të fundit që të hetojë serinë e vrasjeve mafize të shkaktuara mes dy grupeve kriminale, atij të Elton Çiças dhe Jani Aliaj.
Informacioni i SHISH jep një tablo të qartë, rreth ekzekutimeve seriale të realizuara mes dy grupeve kriminale, ku për çdo ngjarje e ka shoqëruar me një relacion informativ, lidhur me personat që dyshohet për këto ngjarje kriminale. Sipas SHISH, gjithçka nga ana e tyre është e dokumentuar, por duhen veprime të ligjshme shtesë, për të konkretizuar prova shtesë me qëllim arrestimin e personave të dyshuar për vrasje dhe që janë pjesë e këtij grupi kriminal.
I gjithë materiali i SHISH, është referuar në prokurori për akuzën e “Vrasje me paramendim”,“Grupi i strukturuar kriminal”,”Grabitje me armë”,”Vrasje me paramenim” me tritol e mbetur në tentativë,”Kultivim i lëndëve narkotike” dhe “Trafik të narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal.
Ky material, tashmë është në hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka urdhëruar që ti vihen në dizpozicion dosjet hetimore të prokurorisë së Vlorës, Gjirokastrës, Durrësit dhe Tiranës, qytete këto ku anëtarët e dy grupeve kanë kryer vrasje dhe veprimtari të tjera kriminale.
Lidhjet me policinë
“Shqiptarja.com” zbulon detaje të raportit të SHISH të mbëritur në prokurori lidhur me veprimtarinë e dy grupeve kriminale,të Elton Çiçës dhe Jani Aliaj, i pari i vrarë në festën e 1 majit 2016 në ish-bllok, ndërsa i dyti është shpallur në kërkim policor.
Dy inspektorë të SHISH në raportin e tyre dërguar në prokurori, evidentojnë se anëtarët e këtij grupi kanë lidhje të ngushta me efektivë policie, kryesisht në zonat ku veprojnë si në Tiranë,Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Durrës, Laç, dhe Fushë-Krujë. Në raport evidentohet se Çiça dhe njerëzit e tij mbajnë kontake dhe me ish-efektivë policie.
Çiça ka komunikuar me ish-shefin e komisariatit Haki Hasanbegaj dhe më pas me shefin tjetër të Komisariatit të Tepelenës Gani Abazi. Gjithashtu raporti evidnton se Çiço ka lidhje të ngushta familjare me kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.
Anëtarët e këtij grupi mbajnë kontakte të vazhdueshme me disa efektivë të policisë së këtij qyteti. Me Hasanbegaj, Çiço nuk i ka “këputur” marëdhëniet edhe pse ai ishte transferuar në Vlorë.
Njëherësh në raport evidentohet se Çiça ka mbajtur kontakte dhe me efektivë policie në Tiranë, kryesisht me ata të sektorit të antidrogës dhe më konkretisht me policin Alban Trimi. Po kështu efektivë të tjerë që dyshohet se janë të imlikuar me këtë grup kriminal dhe që mendohet se i favorizojnë në aktivitetin e tyre kriminal,janë në drejtorinë e Fierit, Vlorës, Durrësit,Tiranës dhe në komisariatet e Laçit dhe Fushë-Krujës.
Nga plagosja në burg në serial vrasjet
Disa hatërmbetje mes dy tepelenasve Jani Alia dhe Elton Çiço në një burg të Greqisë, janë bërë shkak i konfliktimit të tyre brenda në burg,që më pas ka sjellë plagosjen me thikë të Jani Alia nga Elton Çiça, ky i fundit i vrarë në 1 maj 2016.
Ky konflikt i lindur në Greqi, është transferuar në Shqipëri teksa dy protagonistët e sherit kanë dalë nga qelia, pasi Jani Alia është arratisur nga burgu Grek ku ishte i dënuar për vrasje, ndërsa Elton Çiça,ishte liruar pas përfundimit të dënimit për tregti droge.
Rikthimi i tyre në Shqipëri nuk mbylli hasmërinë, por përkundrazi Çiça në kohë dhe vende të ndryshme ka tentuar të vrasë tre herë Jani Alia. Përplasjet ishin bërë të shpeshta në 4 muajt e parë të vitit 2016./Shqiptarja.com