Tre juristë të njohur komentojnë dorëzimin e mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit. Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetaitr Roland Qafoku, ish-ministri i Drejtësisë Shefqet Muçi, ish-Avokati i Popullit Ermir Dobjani dhe avokati Vladimir Meçe komentuan në mënyra të ndryshme pozitën e tij juridike. Shefqet Muçi, ish-ministër i Drejtësisë: Për Tahirin nuk ka prova, ai ka garanci se është i pafajshëm. Rasti i tij si i Genc Rulit me aferën e drurit të arrës. I tha Berishës nuk mund ta dorëzoj kokën në tepsi.
“Unë them që pot a shikosh politikisht, Saimir Tahiri ka bërë një veprim të drejtë dhe në momentin e duhur në kohën kur bëhet zhurmë e madhe si pengesë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Tahiri u tha urdhëroni meqënëse më quani mua pengesë, që në fakt për mua pengesë nuk mund të jetë një njeri i vetëm, sidoqoftë është shfrytëzuar rasti i tij, por Tahiri u tha politikisht që nuk jam më deputet. U tha se është njeri i lirë dhe qytetar i lirë dhe nuk mund të pengojë njeri më.
Për sa i përket anës juridike u dha mundësi organeve të drejtësië të jenë të lirë dhe të mos i marrin dorën dhe leje kuvendit nëse kanë prova për të kërkuar masën e sigurimit të tij. Në qoftëse ka prova të tilla Tahiri u tha urdhëroni unë jam qytetar i lirë. Unë mendoj se po të kishte prova prokuroria do ti kishte paraqitur. Te ne nuk ndodh që organi i prokurorisë të ketë prova dhe të kenë forca që ti mbajnë të fshehta. Ata po patën një provë dhe sidmos për persona me status siç janë deputetë apo ish-ministra dalin menjëherë dhe madje pa u marrë prova akoma.
Kështuqë unë mendoj se përveçse atyre që janë trajtuar deri tani nuk ka asnjë provë tjetër. Megjithatë kjo është një çështje që do ta shikojë prokuroria. Unë mund të them se nëse Saimir Tahiri nuk do kishte një farë garancie në vetvete, vështirë se do jepte dorëheqjen. Ai ndjehet dhe është i sigurt që nuk ka prova dhe nukë shtë i implikuar.
Tek ne vështirë është të gjenden njerëz që kanë mjete të tilla për tu mbrojtur nëqoftës ekanë kryer vepër penale dhe të dorëzohen. Askush nuk dorëzohet. Do ta përdore deri në fund mandatin e deputetit. Kjo është shumë e rëndësishme se bëhet fjalë për jetëne njeriut. Po përmend këtu fjalëne Genc Rulit që i tha Berishës nuk jam nga ata që ta dorëzoj kokën në tepsi në seju kutjohet për skandalin e drurit të arrës në vitin 1994.”
Ermir Dobjani, ish-Avokat i Popullit: Tahiri duhet ta kishtë lënë më parë mandatin
“Saimir Tahiri ka bërë mirë që ka lehtësuar akoma më tepër për grupin parlamentar socialist ku bënte pjesë. Këtu problem është se Saimiri sot dha përshtypjen se kritikoi edhe grupin parlamentar të vet. Ai nga një pikëpamje do të shkarkojë në një farë mënyre veten por mendoj se duhet ta kishte bër më parë. Unë jam me parimin që zyrtarët kur janë në post dhe pushtet duhet të flasin.
Nëse ata gjejnë te kolegët e tyre shkelje kur ata janë në pushtet por kur përdor oportunizëm unë nuk kam preferencë që këta lloj politikanësh duhet të vazhdojnë të drejtojnë. Saimir Tahiri nuk më dukej se ishte I kërcënuar, sepse faktikisht ai e ka thënë që unë në çdo kohë do ta mbroj pafajësinë time. Ai i akuzoi të gjithë por mua nuk mu duk sikur përjashtoi Edi Ramën.
Kur foli, ai foli për mazhorancën, për deputetët e grupit të tij. Foli për ministrin e Brendshëm kësht që nuk më duket sikur e përjashtoi Ramën. Ky është një akt që mund të thuash që Tahiri po fshihet ose po përdoret nga të tjerët që kjo është një alibi që e zhvesh plotësisht nga mbrojtja partiake. Kjo është në favor të procesit të hapjes së negociatave. Nuk mendoj se jeta e tij është e kërcënuar për më tepër që ai aktualisht ka ende mbrojtje nga Garda. ”
Vladimir Meçe, avokat
“Ishte një zgjedhje e tij lënia e mandatit. Por Saimir Tahiri duhet ta kishte bër më parë këtë akt. Duhet ta kishte dhënë dorëheqjen që në momentin e parë kur u kërkua duke mos mbajtur pezull politikën. Tahirin nuk do ta arrestone parlamenti por do ta arrestonet gjykata. Në do debatohej mbi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij.
Gjykata mund ta pranonte mund të mos e pranonte. Tahiri duhet të kishte dhënë dorëheqjen në momentin kur prokuroria I kërkoi Këshillit të mandateve lejen për të proceduar për nëj masë sigurimi ndaj tij. Duhet të ishte vënë në dispozicion të drejtësisë që në atë kohë që të mos kishte mbajtur pezull për një kohë të gjatë politikën dhe parlamentin i cili ka shumë punë për të bërë që të mos bjerë preh e retorikave boshe. A ishte Tahiri I kërcënuar?
Mendoj se Tahiri më shuëmë se i kërcënuar ai ndjehej i braktisur. Ishte një moment kulmor i braktisjes. Nga kolegët e tij, nga përkrahësit. Tahirit i është regjistruar emri si person ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe pozita e tij proceduriale barazohet me pozitën etë pandehurit. N emund të flasim për efektin politik por se çfarë do të bëjnë organet e drejtësis ënuk mund ti paragjykojmë sepse ne do të bënim të njëjtin gabim q ëbëri politika kur ndërhyri në [puinët e prokruodisë në momentin fillestar.”