• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagim i kryetarit të PD Gjirokastër, lexojeni për zbavitje

22/11/2022
Zgjedhjet e Berishës në Gjirokastër, Eri Shehaj kryetar i ri i PD-së: Do ndërtojmë opozitë reale

Pasi ne botuam sot një shkrim mbi procesin e primareve te PD Gjirokastër, ka reaguar kryetari i kësaj dege, Eri Shehaj. Dukshëm i kompleksuar në gjithçka thotë, ai na quan ne “vegla të kundërshtarëve politikë që po fusim hundët” në partinë e tyre. Pra, ne po sabotojmë e po i prishim punë PD-së në Gjirokastër. Kemi pas kaq shumë influencë dhe nuk e kemi ditur. S’na ngelet gjë tjetër vecse ta meritojmë këtë vlerësim të Shehajt. Natyrisht që ne nuk impresionohemi dhe as kompleksohemi nga çfarë thotë ai. Jemi në lirinë tonë të plotë të komentojmë, vlerësojmë dhe analizojmë një proces publik. Shehajt kjo nuk i pëlqen, por prapë nuk prish punë. Bota prandaj është e bukur se është plot ngjyra. Dramë e madhe do të ishte po të mendonim të gjithë njësoj. Po e botojmë më poshtë të plotë reagimin e kryetarit të PD Gjirokastër. Mos e gjykoni për keq se ai s’ka faj, nuk i shkruan vetë asnjëherë, madje as i lexon, por i publikon menjëherë siç ia nisin. Thjesht lexojeni të plotë për zbavitje.

Nga Eri Shehaj

Te dashur antar dhe simpatizant te Partise Demokratike Gjirokaster! Me lejoni tju bej me dije se procesi i primareve po rezulton tejet i suksesshem duke nxitur nje gare te vertete dhe nje interesim madhor per jeten politike. Kaq shume po diskutohet per te sa dhe kundershtaret tane politike permes veglave te tyre kerkonin te fusnin hundet ne te e ta perbaltnin permes portaleve te tyre te paguar. Po nuk ia dolen.

Kjo tregon panikun qe i ka kapur si dhe per integritetin e kandidaturave, qytetare te mirefillte qe u dhemb lagjia,qyteti, shoqeria, e ardhmja. E gjithe struktura dhe antaresia u angazhua per propozime dinjitoze, mbi 15 te tilla, e nder te cilet u spikaten emra me vlera, dinjitet dhe shpirt gare. Siç e dini, tashme jane ne gare 3 kandidatura, por procesi vazhdon si ketu dhe per bashkite e tjera. Jemi krenare qe po bejme zgjedhje e jo emerime si te pavotuarit e qytetit dhe tashme ketyre te fundit do ju garantojme humbjen e merituar.

Ne do ta vazhdojme kete proces edhe per keshilltaret bashkiake, per te zgjedhur permes votes se antaresise emra burrash e grash dinjitoze, te pakapur, jo pazarxhinj si dikur ne emer te demokrateve e te qytetit, por mbrojtes te qytetarit. Tashme gjithe vemendja jone eshte e fokusuar tek modalitetet e votimit per procesin e primareve si dhe tek protesta kombetare e dates 6 dhjetor. Une personalisht dhe gjithe dega e PD Gjirokaster do te jemi gjithmone krah njerezve ne emer te se ardhmes. Ju faleminderit!

Related Posts

Eurodeputetja Arba Kokalari uron Pashkët nga Gjirokastra
Kryesore

Eurodeputetja Arba Kokalari uron Pashkët nga Gjirokastra

05/04/2026
Bllokohen në Athinë 5 tonë domate me kimikate. Ishin blerë nga Shqipëria
Kryesore

350 lekë një kg domate, fermerët: Edhe neve na vjen turp, por kostot janë rritur shumë

05/04/2026
Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet
Kryesore

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

05/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë
Kryesore

Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë

05/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Eurodeputetja Arba Kokalari uron Pashkët nga Gjirokastra

Eurodeputetja Arba Kokalari uron Pashkët nga Gjirokastra

05/04/2026
Bllokohen në Athinë 5 tonë domate me kimikate. Ishin blerë nga Shqipëria

350 lekë një kg domate, fermerët: Edhe neve na vjen turp, por kostot janë rritur shumë

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al