• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reforma territoriale, PD propozon 80 bashki, por nuk prek qarkun Gjirokastër

23/08/2022
Reforma territoriale, PD propozon 80 bashki, por nuk prek qarkun Gjirokastër

Opozita kërkon që Shqipëria të ketë 80 deri në 90 bashki, si ndarja me e drejtë territoriale për të garantuar shërbime dhe investime për qytetarët. Bashkëkryetarja demokrate e komisionit të posaçëm për reformën territoriale Dhurata Çupi, sqaron se javën e ardhshme do të publikohet drafti i opozitës për numrin e bashkive dhe kufijtë e tyre.

Sipas Çupit reforma e vitit 2014 ka dështuar dhe në 11 qarqet e vendit duhet të ndërhyhet për të rritur numrin e bashkive, duke përjashtuar Gjirokastrën, e cila në këndvështrimin e opozitës ka numrin e mjaftueshëm të njësive vendore edhe pse duhet thënë që të paktën 3 prej bashkive si Këlcyra, Memaliaj e Libohova do të ishin më funksionale po të bashkoheshin përkatësisht me Përmetin, Tepelenën e Gjirokastrën.

Çupi gjykon se duhet të preken edhe qarqet të cilat janë të parashikuara në kushtetutë. Sipas saj 12 qarqe janë shumë dhe vendi duhet të organizohet në rajone, por një ndryshim i tillë prek drejtpërdrejt sistemin zgjedhor.

“Do mundohemi që edhe 11 qarqeve të tjera tu japim numër bashkish sa më efektive dhe sa më në shërbim të qytetarëve. Midis 80 dhe 90. Ne në materialin tonë do të propozojmë që Shqipëria duhet ndarë në rajone dhe më pas është puna e komisionit të reformës zgjedhore numri, sepse ka të bëjë edhe më reformën zgjedhore”, tha Çupi ne nje interviste per Vizion Plus.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I “rrëmbyen” firmën Kane, tani Bayern synon një mesfushor dhe një portier – Balkanweb.com – News24

I “rrëmbyen” firmën Kane, tani Bayern synon një mesfushor dhe një portier – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
I refuzoi Deschamps, Man.United i ofron stolin një tjetër emri “big” – Balkanweb.com – News24

I refuzoi Deschamps, Man.United i ofron stolin një tjetër emri “big”

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al