Me apo pa Guardiola-n në stol, Man.City mbetet një ekip fitues, fundja, edhe Marseca ka në dispozicion një super ekip. Me 9 pikë të plota në 3 javët e para, “qytetarët” marrin menjëherë kreun e Premier League, por ndaj Coventry të Lampard hasën jo pak vështirë, në një kohë kur triumfuan me rezultatin minimal 1-0.
Në “Etihad”, ashtu siç pritej, Man.City kishte kontrollin total të lojës, zhvilluan një presion asfiksues në zonë e miqve, por ishin të pafat, ku një goditje e Cherki u përplas në shtyllën pingule. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 26-të, Man.City gjeti golin e avantazhit, ku Haaland me një goditje të saktë me kokë tundin rrjetën.
Ekipi i Enzo Marseca-s nuk e uli ritmin për asnjë minutë, por as Haaland as pjesa tjetër e fazës ofensive nuk arritën të mbyllin ndeshjen. Në fund ishin edhe me shumë fat ku u ndesh një ndërhyrje e Donnarumma-s për të mbajtur në lojë këtë trepikësh. Në këtë takim debutuan edhe tre blerjet e bujshme të kësaj merkatoje vere, Enzo Fernandez, Ndiaye dhe Bouaddi.
Pas ndeshjes, Enzo Maresca i gëzohet tre pikëve pavarësisht se tifozët prisnin diçka më shumë: “Më pëlqeu shumë kjo sfidë, kjo për disa arsye. Në pjesën e parë mund të shënonim 2 apo 3 gola më shumë, por punuam të gjithë së bashku për të fituar këtë ndeshje. Në 9 nga 10 raste këto takime mbyllen me surpriza. E rëndësishme është që fituam”, u shpreh Maresca.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






