• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Restaurohet Kisha e Labovës së Kryqit, një thesar i rrallë të trashëgimisë

12/02/2017
Restaurohet Kisha e Labovës së Kryqit, një thesar i rrallë të trashëgimisë

Restaurohet një prej thesareve të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, Kisha e Labovës së Kryqit, punimet për të cilën janë inspektuar nga ministrja e Kulturës. Mirela Kumbaro, shoqërohej nga profesor Pirro Thomo inspektoi nga afër punimet, ku u njoh edhe me problematikat që shoqërojnë restaurimin e një objekti me kaq shumë vlera, por njëkohësisht i lënë në harresë e drejt degradimit për vite të tëra.
“Është një kishë me shumë probleme sa i përket inklinimit që ka kupola, por edhe përsa i përket vendosjes në themel. Nuk është proces i lehtë, por dua të falenderoj komunitetin dhe banorët e Labovës, me të cilët përveçse kemi qenë bashkudhëtarë për këtë projekt, janë ata që kanë meritën kryesore bashkë me Drejtorinë Rajonale të Gjirokastrës për t’u kujdesur, për ta mirëmbajtur e për ta promovuar. Meritojnë më shumë se kurrë vëmendjen e qeverisë për të sjellë në dritë jo vetëm vlerat e kishës, por edhe për të tërhequr të gjithë turistët. E pikërisht për këtë, restaurimi i kishës shkon në një plan të përbashkët me rregullimin e infrastrukturës. Ka filluar puna për rrugën, e cila do të plotësohet edhe nga pjesa e dytë, nga kthesa e Libohovës deri në Labovë. Rruga do të bëhet krejtësisht e re, dhe premtimi që u bëmë emigrantëve vjet, se rrugën do ta kenë gati për pushimet e kësaj vere, është tashmë një premtim i mbajtur”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Më tej Kumbaro tha se gjithë Bashkia e Libohovës është tashmë në qendër të vëmendjes, ku është gati projekti për restaurimin dhe ndriçimin e kalasë së Libohovës, që është brenda një projekti më të madh atij të “itinerarit të kalave të Gjirokastrës”.
Restaurimi i Kishës së Labovës së Kryqit me një fond prej rreth 200 mijë eurosh, është një premtim i mbajtur i Ministrisë së Kulturës, jo veç për të mbrojtur trashëgiminë kulturore por edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Ndërhyrjet restauruese në Kishën e Labovës së Kryqit synojnë konsolidimin e objektit dhe gjithë strukturës mbajtëse të tij, që konsiston në përforcimin e themeleve dhe drenazhimin, konsolidimin dhe konservimin e muraturës dhe qemerëve, zëvendësimin e tiranta të dëmtuara apo të munguara, restaurimin komplet të çative të hajatit dhe naosit, për të vazhduar më tej me restaurimin dyerve, dritareve, suvasë, e deri tek ndriçimi e restaurimi i murit rrethues. Ndërhyrjet në themele do të realizohen mbështetur në sondazhet dhe studimin gjeologjik të hartuar nga specialistë të fushës.

Related Posts

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ New York një hap larg finales së madhe, Knicks thellojnë avantazhin ndaj Cavaliers

NBA/ New York një hap larg finales së madhe, Knicks thellojnë avantazhin ndaj Cavaliers

24/05/2026
La Liga/ 23 gola sezonal nuk mjaftojnë, Muriqi golashënuesi më i mirë pas Mbappe, por Mallorca bie nga kategoria

La Liga/ 23 gola sezonal nuk mjaftojnë, Muriqi golashënuesi më i mirë pas Mbappe, por Mallorca bie nga kategoria

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al