• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

 Nga Fatos Bytyci dhe Edward Mcallister

Reuters i ka dedikuar një shkrim hetimeve të Prokurorisë së Posaçme mbi mënyrën se si është përfituar prona në Zvërnec, e shitur më pas për të ndërtuar një resort nga kompani të lidhura me Jared Kushner.

Duke cituar dosjen hetimore të SPAK, Reuters shkruan se hetimet ngrenë dyshime se pronësia e tokave është marrë përmes falsifikimit të dokumenteve dhe se autoritetet shqiptare janë në kërkim të biznesmenit Artur Shehu.

“Shehu ia shiti tokën në bregdetin e virgjër shqiptar për resortin e planifikuar kompanisë “Albania Land Development”, e cila është në pronësi të zhvilluesve të projektit të mbështetur nga Kushner, “Sazan Real Estate Development”, dhe investitorëve të tjerë. Dokumentet e SPAK thonë se Shehu e shiti tokën për projektin e resortit për rreth 110 milionë euro, fonde të cilat janë ngrirë në llogarinë e një noteri. “Shehu dhe bashkëpunëtorët blenë tokë duke përdorur fonde të fituara në mënyrë të paligjshme dhe falsifikuan dokumentet e pronësisë, duke krijuar tituj të rremë pronësie ose duke rritur artificialisht madhësinë e pronave”, thotë SPAK në dosje.

Megjithatë, agjencia e lajmeve shton se SPAK nuk ka hetime për Kushner apo bashkëpunëtorë të tjerë në këtë resort.

“Dosjet nuk ngrenë asnjë akuzë për shkelje ligji ndaj dhëndrit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Kushner, ndaj “Sazan Real Estate Development”, “Albania Land Development” apo investitorëve të tjerë në projektin e resortit. Reuters nuk gjeti asnjë indikacion se ndonjë prej investitorëve ishte në dijeni të dyshimeve ndaj Shehut kur e blenë tokën prej tij.”

Avokati i Artur Shehut, Kujtim Cakrani, mohoi, shkruan Reuters, akuzat e SPAK-ut, duke i konsideruar hetimet si të ndikuara, për sa kohë “besohej gjerësisht” se prokurorët shqiptarë vepronin nën ndikimin e politikanëve dhe figurave të biznesit.

Related Posts

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave
Kryesore

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Nesër në shesh për të mbështetur revoltën kundër narkoregjimit të Ramës

23/10/2026
Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer
Kryesore

Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer

23/10/2026
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Kryesore

Çfarë do të ndodhë tani me mbi 130 drejtorët e dorëhequr

23/10/2026
Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë
Kryesore

Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al