• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reuters: Turistët italianë “pushtojnë” resortet e Shqipërisë. Kumbaro: S’na duhen shifrat, kërkojmë turistë cilësorë që të rrinë 5 netë

24/08/2023
Reuters: Turistët italianë “pushtojnë” resortet e Shqipërisë. Kumbaro: S’na duhen shifrat, kërkojmë turistë cilësorë që të rrinë 5 netë

Rritja e turizmit në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare përfshirë edhe agjencinë britanike të lajmeve, Reuters.

Në një reportazh të gjatë agjencia prestigjoze e lajmeve Reuters, i ka dhënë një vëmendje të veçantë turizmit në Shqipëri dhe sidomos jugut të vendit.

Ksamili, i cili tashmë është kurorëzuar si “Maldivet e Europës” është ndalesa e tyre e parë.

Agjencia shkruan se bukuria dhe pastërtia e plazheve të Ksamilit e ka kthyer atë në një ndër më të preferuarit e turistëve të huaj dhe kryesishtë italianë, të cilët veç detit vlerësojnë edhe natyrën.

“Shqipëria është dicka speciale për mua. Pjesa më interesante është ajo e maleve, fshatrave që shfaqin bukuri mahnitëse. Deti është po aq i bukur, i ngjashëm me atë në Greqi dhe Itali.”

Plazhet e Sarandës, përfshirë edhe ato të Lukovës dhe Bunecit kanë thithur mijëra turistë.

“Është hera ime e parë këtu. Kam ardhur me miqtë dhe po kalojmë kohë të këndshme. Shqipëria është bërë trend këtë vit dhe erdhëm për ta parë si është.”

Sipas turopratorëve shumica e turistëve në këto plazhe janë të huaj.

“Aktualisht sot mund të themi që 80% mund të jenë të huaj dhe pjesa tjetër janë shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë nga Kosova.”

Shqipëria është kthyer në një trend për turistët e huaj, sepse ata kërkojnë të eksplorojnë vende të reja të pa njohura.

“Shqipëria është në Europë, por është shumë atipike për ta. Është një kulturë e fortë dhe ka disa peizazhe të bukura dhe gjithashtu një aspekt kulturor që njerëzit nuk e njohin, pra ata duan që ta zbulojnë sepse një turist francez apo nje turist gjerman kur shkojnë në Çeki apo Itali e dinë se çfarë të presin sa për Shqipërinë ata realisht nuk ja kanë idenë, dhe kjo është ajo që ju pëlqen. Gjithashtu është edhe një tokë e re që është me të vërtetë e panjohur, e cila ishte e bllokuar dhe e mbyllur për një kohë të gjatë dhe tani është e hapur për turizmin. Po lulëzon.”

Një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve është edhe qyteti i lashtë i Butrintit. Rreth 14 kilometra në jug të Sarandës dhe afër kufirit grek ndodhet një nga qytetet më të lashta dhe sitet më të rëndësishme arkeologjike, që mbrohet nga UNESCO shkruan prestigjozja britanike, i cili thith mijëra turistë në vit.

“Është një mendim që na ka ardhur që para disa vitesh. Kemi dëgjuar për Shqipërinë plazhet e bukura, vendet historike dhe për çmimet e mira normalish, dhe këtë vit së bashku me një grup miqsh vendosëm që të vinim këtu.”

Agjencia britanike ka marrë në intervistë edhe minsitren e turizmit Mirela Kumbaro. Për Reuters, Kumbaro ka thënë se Shqipëria nuk synon rritjen e numrit të turistëve, por cilësinë.

“Shqipëria nuk është në kërkim të shifrave të larta të turistëve….kërkojmë turistë cilësorë që të rrinë 5 netë…”

Sipas prestigjozes, turizmi i qëndrueshëm duhet të jetë synim për Shqipërinë, pasi do t’i sjell rritje dhe zhvillim ekonomik vendit./Reuters

Related Posts

Protestuesit mblidhen te Komisariati 3: Lironi çunat!
Kryesore

Protestuesit mblidhen te Komisariati 3: Lironi çunat!

03/07/2026
Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale
Kryesore

Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

03/07/2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?
Blog

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

03/07/2026
E rëndë në Greqi/ I mituri shqiptar gjendet i mbytur në pishinën e një banese
Kryesore

E rëndë në Greqi/ I mituri shqiptar gjendet i mbytur në pishinën e një banese

02/07/2026
Rama: Shqipëria po bëhet më e fortë, ka vende që nuk e mirëpresin
Kryesore

Rama reagon sërish për protestën: Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit

02/07/2026
Vizat amerikane, propozohen ndryshime në ligj (Rregullat e reja)
Kryesore

Protestat/ Reagon për herë të parë Ambasada Amerikane

02/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protestuesit mblidhen te Komisariati 3: Lironi çunat!

Protestuesit mblidhen te Komisariati 3: Lironi çunat!

03/07/2026
Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

03/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al