Nesër nga Aeroporti i Rinasit do të kryhen 5 udhëtime, një prej të cilave është riatdhesim. Lajmi konfirmohet nga Tirana International Airport, që paralajmëron se mund të ketë ndryshime të situatës.
Njoftimi i TIA-s:
Fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:⠀
Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim)
Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim
Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim
Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim
Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.⠀
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.









