• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthim pas në kohë/ Në Shqipëri humbën jetën 15 maturantë, Fatos Nano argëtohej në buzukun grek. Ja si u mor vesh lajmi

19/04/2020
Rikthim pas në kohë/ Në Shqipëri humbën jetën 15 maturantë, Fatos Nano argëtohej në buzukun grek. Ja si u mor vesh lajmi

14 tetor 2004. Shqipëria, vendi të cilin kishin pritur shumë për ta parë, do të ishte edhe toka ku do të preheshin përjetë 15 maturantë të Shkollës së Mesme Abdyl Frashëri (Hamdi Berisha) të Malishevës teksa po ktheheshin për në Kosovë.

Aksidenti i ndodhur në Fushë Arrëz të Pukës, ku autobusi u përplas nga një mjet tip ‘Benz’, tronditi mbarë opinionin publik në vend. Sytë të të gjithë Shqipërisë ishin aty, përveç atyre të kryeministrit.

Kryeministri i asokohe, Fatos Nano nuk ndodhej në vend. Ndërkohë që qeveria e tij kishte shpallur zi kombëtare për vdekjen aksidentale të gjimnazistëve kosovarë, kreu i qeverisë ishte për vizitë në vendin fqinjë, në Greqi.

Nuk ishte vizitë zyrtarë për të takuar homologët fqinjë e personalitete të tjera, përkundrazi Fatos Nano kishte shkuar vetë në Greqi për të shijuar zërin melodioz të Pegi Zinës. Nuk ishte hera e parë që Nano frekuentonte vende të tilla. Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherau madje ka publikuar një foto të tij me ish-kryeministrin. Fotoja është shkrepur në vitin 2000, ama Devisi e mban mend mirë shijen e hollë që kryeministri i vendit të tij kishte për këngët greke.

“Ka qenë viti 2000. Selanik, buzuku i Moysses ku unë performoja. Jam në foto me një mik të mirë, Fatos Nanon. Pra, asokohe Nano, mesa duket, fundjavat preferonte t’i kalonte në atmosferën e muzikës greke dhe në buzuqe, të cilat, për hir të së vërtetës, krijojnë një atmosferë shumë të mirë muzike dhe alkooli.”

Ndërkohë që në Shqipëri ishte bërë kasaphana, Nano argëtohej në buzukun “Pili Aktio” të Selanikut me karafila në dorë duke respektuar sipas ‘adetit’ Pegin. Po si mundi që t’i shpëtonte homazheve dhe nderimeve të rastit, kryeministri Nano? Si i pari i qeverisë, sigurisht që prezenca e tij do të vihej re! Për këtë Nano kishte menduar një plan perfekt. Në Shqipëri ishte dhënë lajmërimi me anë të një komunikate zyrtare për shtyp, ku thuhej se kish bërë një ndërhyrje kirurgjikale. E vërteta ishte krejt ndryshe ama…

Mediat në Greqi nuk ndenjën duarkryq por u siguruan që të kishin pamje nga festa e Nanos në Greqi, pamje të cilat morën dhenë në vend. Simpatia e tij për meloditë greke për pak i kushtoi një tjetër rrezim nga karrigia e kryeministrit. Por çuditësisht, me humorin e tij të hollë e me karizmën që ‘se harronte kurrë në shtëpi’, Nano ia hodhi paq… Edhe pse ndaj tij opozita nuk u kursye që t’ja kujtonte ngjarjen sa herë që i jepej mundësia./ TemA

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

18/05/2026
VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al