Nga Lutfi Dervishi
Parlamenti hollandez votoi me shumicë votash rikthimin e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të rritur shqiptar….!!!
1.Kriminelët në asnjë rast dhe rrethanë nuk kanë vuajtur për viza.
Nëse vizat do të pengonin krimin atëherë në Britaninë e Madhe, me të cilën vizat janë në fuqi, krimi shqiptar do të ishte zhdukur.
2.Ata që merren me krime të rëndomta apo të sofistikuara- nuk do të kenë kurrë nevojë për viza se kanë letra- me bashkëshorte të vendeve anëtare të BE-së.
3.Propozimi për rikthimin e vizave mund të prodhojë tituj gazetash dhe ndoshta ndonjë votë më shumë në zgjedhjet e ardhshme, por jo zgjidhje të problemit.