• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko: Basha ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e shohin si kryeministrin e ardhshëm. Berisha ka ofenduar rëndë ambasadoren amerikane

16/12/2021
Roland Bejko: Basha ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e shohin si kryeministrin e ardhshëm. Berisha ka ofenduar rëndë ambasadoren amerikane

Roland Bejkoi komentoi ne News 24 zhvillimet e fundit në PD si dhe atë se çfarë pritet të ndodhë më datë 18 dhjetor, ku do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar, i thërritur me vendim kryesie. Sipas Bejkos, ky është Kuvendi legjitim i PD. Ai e cilësoi lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si një lëvizje për interesa personale dhe që cënon rëndë marrëdhëniet me SHBA-në.

Ndërsa për kreun aktual të PD, Lulzim Basha, ai tha se shihet nga amerikanët si personi që do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

18 dhjetori është i Bashës apo i Berishës?

Bejko: Është një datë zyrtare ku është shpallur Kuvendi nga kryesia, një strukturë legjitime e PD bërë publike para një muaji. Foltorja është e paqartë, sepse nga pala zyrtare e PD kontestohet. Nuk është kryer sipas procedurave që ka PD. Ajo që duhej nga 11 dhjetori zoti Berisha e mori, ishte aspekti vizual, që të kishte sa më shumë njerëz në stadium e t’i japë mesazh SHBA-ve që nuk del nga politika kollaj. Ai donte të tregonte që është në prag të rimarrjes së PD.

Kemi një vendimmarrje nga delegatët që kanë votuar pro shkarkimit të zotit Basha. A do të sigurojë zoti Basha dhe kryesia anëtarësinë e duhur për të qenë legjitime edhe ky Kuvend i radhës?

Bejko: Nuk kishte transparencë në Kuvendin e parë. Unë i jam shmangur këtij debati, e jam kapur te ajo që pse zoti Berisha ndërmori këtë aksion. Qëllimi është që të imponojë SHBA-në dhe të thotë që nuk më largon kollaj. Demokracia shqiptare në vetvete është një demokraci hibride, ende nuk është futur në familjen e shoqërive demokratike. Fakti është që partitë janë të kryetarëve. Sot Basha kërkon t’i largohet berishizmit, të shmanget nga ajo. Ai thotë që do të distancohet nga e kaluara. Pse? Sepse e kaluara e mbylli ciklin e vet politik. Nuk justifikoj zotin Basha. Për ne, zoti Basha ishte e ardhmja. Ata që ishin ekipi i tij i ngushtë që kanë dalë me krahë të Berishës e kanë prezantuar Bashën si kryeministër normal, evropian. Nuk kanë dalë ende bashkëpunëtorët e Bashës, që t’i kërkojnë shqiptarëve ndjesë e të thonim kemi gënjyer. PD është drejtuar nga dy bashkëkryetar, sepse të dy e kanë bashkëdrejtuar PD. Që pas datës 9 e këndej zoti Basha ka marrë frenat vetë dhe qytetarët shqiptarë tani do të shohin si do të jetë qasja e tij vetëm. Qytetarët janë duke pritur projektin politik të zotit Basha që do e bëjë prezent ditën e shtunë. Zoti Basha nuk do i drejtohet vetëm militantëve, por të gjithë shqiptarëve, edhe ndërkombëtarëve, edhe shqiptarëve në diasporë. Zoti Basha që pas datës 9 është kryetar më vete. Zoti Berisha është në kundër sens. Në fjalën time në Këshillin Kombëtar thash që ne duhet të bëjmë një pyetje se përse këto demokratë kanë shkuar në foltoret e zotit Berisha dhe në kryefoltoren e datës 11. Ne duhet të vazhdojmë rrugën e PD për të ardhmen. Demokratët janë të mërzitur për humbjen. Një pjesë e mirë e tyre janë sepse nuk e kanë dashur zotin Basha. Berisha i bëri thirrje SHBA që të heqë vendimin non grata të tij. Në rast se gjykata ia njeh zotit Berisha të ligjshëm kryefoltoren që ka bërë, automatikisht njihet si i ligjshëm dhe referendumi e më pas PD futet në një spirale tjetër. Nëse do e marri PD-në Berisha do të ndërpritet marrëdhënia diplomatike me SHBA-në. Në raport me zotin Berisha zoti Basha nuk ka pengesë përpara. E vetmja pengesë që mund të ketë do të jetë vetvetja. Zoti Basha sfidën e ka që të rrisë PD e ta bashkojë atë. Cila do të jetë taktika, oferta që do të bëjë do të duhet të shohim. Zoti Basha duhet të bëjë për vete elektoratin gri për të marrë pushtetin. Zoti Basha ka avantazh aleatin ndërkombëtar që kanë deklaruar hapur mbështetjen për këtë. E shohin atë si kryeministër të ardhshëm të shqiptarëve.

Më tej Bejko tha:

“Partia Demokratike ka disa sfida. Janë reformat e mëdha që presin. Ne nuk mund të presim që pasionet personale të individëve që e shohin partinë si pronë të vetën ky është problemi i tyre, jo i shqiptarëve. Zoti Berisha dhe ato që kanë qenë ish-ministra, zoti Berisha është vetë problemi, e jo zgjidhja. Ky është problemi i pa falshëm i tyre, atyre që mbështesin Berishën. Basha tha se 99% e demokratëve janë që PD të izolohet apo të shkojë drejt pushtetit? Basha është me këtë të dytën. Berisha është sjellë keq me ambasadoren, ka krijuar një teori konspiracioni. Kjo e ka helmuar mendjen e demokratëve me fjalorin e tij. Pse zoti Basha flet sot ndaj zotit Berisha? Nuk i është përgjigjur shpejt se në karakterin e zotit Basha është ai njeriu i moralshëm, që nuk e thotë fjalën e fundit”, tha Bejko.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al