• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko për Gaz Bardhin: Kush shkel statutin ikën nga PD

13/10/2023
Roland Bejko: Faktori që na ka ndarë është Berisha, s’ka bashkim pa largimin e tij

Partia Demokratike përjashtoi Gazment Bardhin, ndërsa kjo solli shumë reagime në radhët e opozitës. Nënkryetari i PD, Roland Bejko i ftuar në Report Tv thotë se kushdo që shkel statutin e PD apo bashkohet me një organizatë tjetër politike do të përjashtohet nga partia.

Nënkryetari i PD u bën thirrje të gjithë demokratëve t’i bashkohen PD dhe jo Foltores, që sipas tij nuk ka më të ardhme.

“Ata që do shkelin statutin e PD dhe do bëjnë zgjedhje duke shkuar në organizma të tjera politike. Është e drejta e tyre, i ftojmë demokratët të bashkohen te PD. Foltorja s’ka perspektivë. Çdo lloj bashkimi mes atyre personave që kanë akuzuar njëri-tjetrin për korrupsion, trafik, apo me ngarkesat e të kaluarës. PD i bëhet mirë që distancohet dhe ndahet nga e shkuara korruptive”, tha Bejko.

Bejko thotë se Bardhi dhe deputetët e tjerë që iu bashkuan Berishës deri dje e akuzonin si të korruptuar dhe e bënin përgjegjës për Gërdecin, ndërsa sot janë strehuar tek Berisha.

“Lëvizje pa emër që ka shpresë ende të përvetësojë logon e PD dhe të asgjësojnë atë. Ata e urrejnë njëri tjetrin, janë larguar se s’mund të rrime me zotin Basha se janë mbështetur te Bardhi, ata sot janë me Bardhin. E di shumë mirë që e urrejnë njëri tjetrin.

Po i kërkojnë të heqin dorë nga logo, sigla, i kërkojnë ta vdesin politikisht, e provuan një pjesë të ishin kundër Berishës, ata që hartuan rezolutën e 18 dhjetorit që nuk e lejonte PD të bashkëpunonte me non gratën dhe nga ana tjetër janë këtë që ikën në fund që kanë bërë betejë kundër Berishës.

Kur dje kë thënë se përfaqëson pjesën e korruptuar, duke e akuzuar për gërdecin, duke mbështetur tezat e SHBA dhe sot shko bashkohesh. Deri dje e ke akuzuare për korrupsion. S’mund të heqin një bandë dhe ta zëvendësojnë pushtetin me një bandë”, vijoi Bejko.

Ai thotë se PD është në proces riorganizmi dhe më pas do bëjnë publikë edhe 140 emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

“Organizmi i PD është një proces normal që tashmë PD ka marrë formën e saj të një partie të vërtetë. PD kaloi një moment të vështirë prej gati dy vitesh. Ajo i është futur një procesi edhe në nivel baze dhe do e përmbyllë me plotësimin e gjithë strukturave. Pas kësaj PD do futet në procesin e nxjerrjes së kandidature për deputet”, u shpreh Bejko.

Related Posts

Krasniqi: Thuaji Ramës të japë dorëheqjen. Ministri Gonxhja: Do ishte dëm i madh për vendin (VIDEO)
Lajme

Krasniqi: Thuaji Ramës të japë dorëheqjen. Ministri Gonxhja: Do ishte dëm i madh për vendin (VIDEO)

29/06/2026
Rrugët e përgjakura të së shtunës, 5 aksidente me 10 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Ç’po ndodh me shqiptarët/ Në maj u regjistruan 133 aksidente rrugore, 3,4% më shumë se një vit më parë

29/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali: E ardhmja i përket atyre që guxojnë. Shqiptari i ri ka misione të tjera, si fitorja e lirisë mbi nënshtrimin

29/06/2026
Ministri i Turizmit: Rama ka qeverisur vetëm 6 vjet. Shqipëria s’ka qenë në gjendje normale
Kryesore

Ministri i Turizmit: Rama ka qeverisur vetëm 6 vjet. Shqipëria s’ka qenë në gjendje normale

29/06/2026
“Nuk janë deputetët tanë”, nesër paradite protestë para Parlamentit
Kryesore

“Nuk janë deputetët tanë”, nesër paradite protestë para Parlamentit

29/06/2026
Eurodeputetja greke në protestën e Tiranës: Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt
Kryesore

Eurodeputetja greke në protestën e Tiranës: Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

30/06/2026
Eleminim thriller në Botëror, Paraguaji dërgon në shtëpi Gjermaninë

Eleminim thriller në Botëror, Paraguaji dërgon në shtëpi Gjermaninë

30/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al