Pedagogu dhe ish- kreu i PD në Gjirokastër, Roland Bejko, njëkohësisht Koordinator për Pushtetin Vendor në PD, i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News 24 ka thënë se opozita nuk ka marrë ende dy garancitë për përmbushjen e Reformës Zgjedhore dhe për futjen në zgjedhjet e ardhshme. Bejko thotë se opozita kërkon garantimin e votës së lirë, duke depolitizuar administratën si dhe duke dënuar ata që kryejnë krimin zgjedhor. Sipas tij ato ende nuk po garantohen.