• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrahën dhe i vodhën 20 milionë lekë noterit në Sarandë, policia gjen armën e autorëve

27/10/2021
Rrahën dhe i vodhën 20 milionë lekë noterit në Sarandë, policia gjen armën e autorëve

Autorët e grabitjes së noterit Thoma Kaçi ende nuk janë kapur nga policia e Sarandës mirëpo është gjetur arma e tyre. Ngjarja ndaj noterit Kaçi ka ndodhur 7 ditë më parë, ku disa persona të maskuar dhe me armë vodhën një shumë parash. Autorët lidhën dhe dhunuan noterin derisa arritën të bënin të tyren shumën prej 20 mln lekësh. Policia sot ka dalë me një njoftim zyrtar, për të bërë të ditur se arma e zjarrit e përdorur në këtë ngjarje është gjetur.  Arma është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, me qëllim që të bëhet identifikimi me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 20.10.2021, ku persona të paidentifikuar dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, vodhën një shumë parash në banesën e shtetasit Th. K. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit T. K. dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje, si dhe një sasi municioni luftarak. Arma e zjarrit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes. Nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndaj noterit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në datën 20 tetor. 2 persona të maskuar u futën në banesën e Thoma Kaçit duke lidhur 63-vjeçarin dhe familjarët e tij dhe pasi kanë marrë paratë dhe 2 çelësa makinash janë larguar.

Related Posts

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë
Kryesore

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

05/08/2026
Kryesore

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

05/08/2026
Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re
Kryesore

Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re

05/08/2026
15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë
Kryesore

15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë

05/08/2026
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve
Kryesore

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

05/08/2026
Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit
Kryesore

Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit

05/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

05/08/2026
Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

05/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al