• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrahën për vdekje të burgosurin në Reç, Prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!

30/06/2025
U gjet i vetëvarur në qeli, zbardhet dëshmia e policit që u përfshi në debat me të burgosurin: Kundërshtoi shoqërimin

Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur 6 gardianë të Burgut të Reçit, të cilët kanë rrahur për vdekje një të dënuar.
Rasti u denoncua në emisionin Fiks Fare në datën 3 korrik 2024, pas ankesës të babait të të burgosurit Edmond Piraniqi. Në atë kohë, burgjet mohuan ngjarjen në fjalë. Ndërkohë pas denoncimit të Fiksit, nisi një hetim penal dhe pas 1 viti hetimesh, Prokuroria e Shkodrës, ka konfirmuar se “gardianët e kanë rrahur të burgosurin”.
Në atë kohë, Fiksi denoncoi veprimet e gardianëve dhe drejtuesve të Burgut të Reçit, në Shkodër, të cilët rrahën dhe dhunuan Edmond Piraniqi. Sipas babait të të dënuarit, në datën 29 qershor 2024 djali i tij është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai tha se stafi i burgut ka shkruar në letra se djali i tij katentuar vetëvrasjen. “Një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se djali është gjetur në dysheme dhe me shenja të mëdha të dhunës në trup” shotë ai.
“E vonuan shumë për të çuar. Ata në letra e kanë shkruar se ka tentuar të vrasë veten në qeli, por jam 1000 % i bindur se e kanë dhunuar. E kanë çuar në spital dhe që prej 29 qershorit. Ka shenja të mëdha në trup dhe s’ka bërë tentativë vetëvrasje, por e kanë dhunuar dhe torturuar. Mjekët e Spitalit të Shkodrës na kanë thënë se e kanë dhunuar dhe tani është në intubim. Unë kërkoj drejtësi që të zbardhet kjo ngjarje, se djali ishte 44 vjeç dhe deri më sot s’kishte pasur probleme” pohoi në korrik 2024 Lulzimi.
Pas ankesës, familjarët shkuan në atë kohë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku biseduan me një mjek. “Është shumë keq. Ka pasur probleme dhe se doktoresha i ka shkruar në kartelë” u tha doktori, “hapni kamerat dhe atje duket gjithçka, merrni avokat dhe ndiqeni”. Fiksi kontaktoi në korrik 2024 me Burgun e Reçit, i cili ktheu përgjigje se “nuk konstatohet se është ushtruar dhunë, por ky rast i takon prokurorisë për ta hetuar, e cila ka sekuestruar edhe pamjet filmike”.
Ndërkohë, një vit pas hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka dërguar dosjen në gjykatë për 6 gardianë. Ata akuzohen për “kryerje e veprimeve arbitrare” dhe “shkaktim vetëvrasje”. Sipas hetimeve, të pandehur janë marrë gardianët Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj dhe Fatjon Bajrakurti. Në akt-akuzë shkruhet se ngjarja ka ndodhur në datën 29 qershor 2024, ku fillimisht Piranaqi është gjendur me shenja jete dhe më pas është dërguar në spital.
“Nga verifikimet ka rezultuar se në orën 20:48, ndaj këtij të dënuari, ishte përpiluar një ‘raport incidenti’ dhe ishte dërguar në izolim nga grupi i sigurisë. Ai kishte debatuar me infermierët dhe një punonjës policie të rolit bazë, Altin Shaba. Ky polic ka deklaruar se i dënuari ka kundërshtuar shoqërimin e tij dhe më pas është kapur nga krahët nga grupi i sigurisë, të cilët e futën te dhoma. Grupi i sigurimit ka qëndruar në dhomën nr. 11 për rreth 5-6 minuta. Shaba deklaron se ka dëgjuar vetëm fjalët nga i dënuari ‘…nuk dua të shkoj në izolim….’” thuhet në dosje.
Prokuroria e Shkodrës ka marrë në pyetje, një sërë zyrtarësh, të cilët kanë dhënë dëshmi të ndryshme. Disa prej tyre kanë dëshmuar se këta gardianë kanë ushtruar dhunë ndaj këtij të burgosuri. Ndërkohë, prokuroria shkruan se të gjithë të pandehurit kryejnë veprime konkrete në drejtim të shoqërimit dhe të ushtrimit të dhunës ndaj të dënuarit. Madje, ata paraqiten dhe veprojnë si një grup!
Në dosje saktësohet se janë këqyrur pamjet filmike, ku në qeli futen 5 punonjës policie dhe njëri prej tyre i ruan jashtë. “Më pas, punonjësit e policisë dalin nga dhoma dhe mbajnë me forcë të dënuarin, i cili vërehet në gjendje të rëndë emocionale, ndërsa disa nga punonjësit shfaqen duke qeshur gjatë shoqërimit në korridor. Në këto pamjet duke idënuari Edmond Piraniqi që ulet në pjesën e dyshemesë, ku kapet nga Fatmir Bushati nga flokët. Po ky gardian, në momentin që i dënuari futet në izolim, shfaqet duke e qëlluar të dënuarin me shkelma” vijon akuza.
Prokuroria shkruan në dosje se në datën 3 korrik, pasi materialet ishin referuar në prokurori, rasti u denoncua edhe nga Fiks Fare. Fillimisht gardianët janë ndaluar dhe gjykata caktoi ndaj tyre detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Si dhe pezullim detyre. Por, më vonë masa e pezullimit të detyrës është hequr dhe gardianët kanë rifilluar punën sërish në Burgun e Reçit.​“Është faktuar se gardianët rrahën djalin tim. I shkruajnë mjaft qartë të gjitha veprimet. E kanë goditur dhe kapur prej flokësh. Djali kishte shumë shenja në trup, fraktura të mëdha dhe ata donin që çështjen ta nxirrnin si vetëvrasje” thotë babai i Edmondit, në një intervistë për Fiks Fare. Lulzimi ndodhet aktualisht në Francë, ndërsa kërkon edhe masa ndaj gardianëve.
“Deri tani kanë bërë 1 % të hetimeve. Djali im në dhe’, kurse ata vijojnë punën. Asnjë i arrestuar” shton ai, ndërkohë që thotë se, edhe këto hetime, erdhën falë emisionit “Fiks Fare”.
“Do ju jem mirënjohës për gjithë jetën, jo unë por edhe fëmijët e mi. Falë jush u hetua kjo ngjarje, pasi Burgu dhe të gjithë donin që të dilte vetëvrasje. Ajo është një vrasje e pastër. E vranë dhe donin ta mbyllnin. Vetëm falë jush u zbulua. Unë do e ndjek në të gjitha hallkat e gjyqësorit, edhe në Strasburg. Tani presim gjykatën të vendosë” përfundon babai i të dënuarit që u rrah për vdekje 1 vit më parë në Burgun e Reçit.

Related Posts

Toka dhe biznese, Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi
Lajme

Toka dhe biznese, Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

10/07/2025
Shitën 832 kg kokainë në Londër, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare
Lajme

Shitën 832 kg kokainë në Londër, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

10/07/2025
E rëndë në Berat/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi 
Lajme

E përplasi makina teksa lëvizte me biçikletë në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën 66-vjeçari

10/07/2025
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës/ Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen katër persona
Lajme

Detaje nga vrasja e Renis Dobrës/ Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen katër persona

10/07/2025
MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, ja ku paraqitet rreziku më i lartë
Lajme

MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, ja ku paraqitet rreziku më i lartë

10/07/2025
Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec
Lajme

Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ana de Armas ‘i bën presion’ Tom Cruise në lidhjen e tyre, ja cfarë i kërkon

Ana de Armas ‘i bën presion’ Tom Cruise në lidhjen e tyre, ja cfarë i kërkon

10/07/2025
Retegui braktis Italinë, “bomberi” bëhet sheik, i thotë “Po” Al Qadsiah

Retegui braktis Italinë, “bomberi” bëhet sheik, i thotë “Po” Al Qadsiah

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al