• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet aktori: Më çuan të punoja hamall, ndërhyrja e Enver Hoxhës më shpëtoi

27/05/2020
Rrëfehet aktori: Më çuan të punoja hamall, ndërhyrja e Enver Hoxhës më shpëtoi

Kohët e fundit, kanë dalë në dritë disa dosje, të cilat mbartin të dhëna biografike të aktorëve, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre gjatë periudhës së komunizmit.

Dhimitraq Orgocka, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, janë disa nga aktorët që i është bërë biografia. I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria live”, ishte aktori Dhimitraq Orgocka.

Aktori i njohur tha se ka hyrë në teatër në moshë më të re. Por kur i vëllai iu fut në burg, atë filluan ta shqetësonin.

Fillimisht për gjashtë muaj, e larguan nga teatri dhe e punësuan hamall. Pas një kalvari të gjatë në punë të ndryshme, Dhimitraqi thotë se e rikthyen përsëri në teatër.

Për të shpëtuar nga thashethemet, aktori thotë se detyrohej që të punonte trefish më shumë. Ndërsa theksoi se të gjithë regjisorët e vlerësonin së tepërmi punën e tij si aktor.

“Unë kam hyrë shumë i ri në teatër, nuk i dija këto gjëra, mësova kur vëllai im hyri në burg.

Këtu filluan shqetësimet e mëdha, punova nja gjashtë muaj hamall. U riktheva në pallatin e kulturës në Maliq dhe më pas më rikthyen në teatër.

Atëherë kur bënim zboret dhe një të dielë edhe unë bëja zbor. Një oficer më tha s’kemi roje dhe një tjetër tha ja ku e keni, është këtu ai njeriu që i ka shkruajtur letër Enver Hoxhës.

Më vonë e mora vesh këtë gjë. Ankesa kishte shkuar në dorën e Enver Hoxhës, këtu në teatrin që po flas tani, ishte mbledhja e parties.

Sekretari i partisë tha po lexojmë letrën për atë djalin tonë, do të punojë siç ka punuar, ne do e vlerësojmë.

Kështu kishte shkruar Enver Hoxha për mua. Njerëzit në sallë duartrokitën dhe nuk më shqetësuan më. Unë fillova punën me gruan dhe heshtja nga të gjitha fjalët që më thoshin.

Shumë probleme i zgjidhnim me organizatën e partisë. Ndiqja me këmbëngulje direktivat e regjisorëve dhe punoja trefish më tepër, që të mos i lejoja të tjerët të flisnin keq për mua.

Nuk e di, regjisorët që kanë punuar këtu më kanë vlerësuar për punën që kam bërë dhe kjo për mua ishte e vlerësueshme”, tha aktori.

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al