• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet Bajrami i “tmerrshëm” i Sarandës: Më akuzojnë për një gjë që nuk e kam bërë

20/11/2020
Rrëfehet Bajrami i “tmerrshëm” i Sarandës: Më akuzojnë për një gjë që nuk e kam bërë

Krimet seksuale ndaj të miturve për fat të keq janë një fenomen i përsëritur në shoqërinë shqiptare dhe shpesh janë trajtuar në emisionin “Me zemër të hapur” i cili është përpjekur t’u japë zë viktimave dhe të ndërgjegjësojë të tjerë në pozita të ngjashme që të denoncojnë.

Edhe këtë të premte ne do të risjellim historinë e prillit të këtij viti ku një 17-vjeçare në Sarandë dyshohet se u abuzua seksualisht nga një 72-vjeçar, i cili u arrestua nga policia. Kur kanë kaluar vetëm 7 muaj nga ngjarja e rëndë gjykata e Sarandës i ndryshoi masën e sigurisë të akuzuarit Barjam Tusha, duke e lënë në arrest shtëpie. Tusha u bë pjesë e emisionit, ku mohoi kategorikisht akuzat ndaj tij, ndërsa tha se e gjitha ishte një sajesë dhe një formë hakmarrje ndaj tij.

PJESË NGA INTERVISTA
Evis Ahmeti: Prej sa ditësh je në shtëpi?
Tusha: Kam 3 ditë.
Evis Ahmeti: Si e kanë pritur fëmijët e t’u lajmin?
Tusha: Janë 100 për qind me babain. E dinë që nuk kanë baba të tillë.
Evis Ahmeti: Si ka ndodhur arrestimi?
Tusha: Isha në shtëpi punoja me një nipin tim polic. Më tha “hajde në polici”. Më pyetën, isha 80 orë pa gjumë. 4 ditë e 4 netë. Më pyet hetuesi një Roland Iliazi. Nuk i pranova akuzat. Nuk mora dhe avokat se nuk kisha lekë. Më akuzojnë për një gjë që nuk e kam bërë.
Evis Ahmeti: Çfarë raporti keni pasur me familjen e vajzës?
Tusha: I kam mbajtur 7 muaj në shtëpi. Kanë qenë në vështirësi dhe i kam ndihmuar. Me kryetarin e bashkisë i ndihmova që të gjenin një tokë dhe të ndërtonin një shtëpi. Që aty nisi sherri e kërcënime.
Evis Ahmeti: Kush ju kërcënoi?
Tusha: Inspektorët e zonës.
Evis Ahmeti: Keni marrëdhënie me ish-nusen e djalit që është edhe motra e 17-vjeçares?
Tusha: Po e respektoj shume dhe më respekton. U hodh nga gëzimi kur e mori vesh që u lirova. Më tha “sa mirë se motra ime e ka fajin”.
Evis Ahmeti: Të ndalemi tek akuzat e rënda që janë hedhur ndaj jush. Çfarë e bëri 17-vjeçaren të të denonconte?!
Tusha: Akuzat nuk i pranoj. Që kur u lidh me të ajo ndryshoi. Ai ishte një rrugaç. Merrej me drogë e pisllëqe. Me këmbënguljen time e të atit ne nuk e lejuam që ajo të rrinte me atë djalin. E kthyem në shtëpi. Na thanë që duhen dhe u thamë të martoheshin. E merr nga shtëpia, e mbante disa ditë e sillte. Thoshte se kishin ikur në Vlorë, Sarandë, Tiranë. I ati shkoi në shtëpinë e djalit ta kërkonte vajzën por ata e rrahën. Ai kërkoi ndihmën time. Pas kësaj djali e solli vajzën në shtëpi. I ati më tha ta ruaja meqë punoja 40 metra larg. Kur erdhi në shtëpi vajza i tha tezes se pinte në ditë një kokërr. U bë agresive nuk e shikonte të atin me sy. Një natë para se të arrestohesha, i dashuri i vajzës dhe disa fqinj më gjuajtën me gurë. Ndaj prandaj qëllova me armë që të trembja dhe vajzën. Ata i kishin premtuar vajzës 10 milionë lekë nëse me denonconte. Gentjan Ruci e ka droguar. Unë nuk kam abuzuar me vajzën.
Evis Ahmeti: Po përgjimet?
Tusha: Kam firmosur pa lexuar. Kam pranuar që kam pasur një marrëdhënie me një grua 45 vjeç. Jo me vajzën. Nuk merresha me fëmijë.
Evis Ahmeti: Si ishin këto 7 muaj izolimi?
Tusha: Një ferr i vërtete. Qëndroja në 8 m2. Të burgosurit e tjerë më shanin dhe ofenduan shumë rëndë.

Related Posts

Lëvizje në PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë në Tiranë
Kryesore

Lëvizje në PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë në Tiranë

14/11/2026
Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij
Kryesore

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

14/11/2026
Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Futbolli gjerman është në dorë të sigurt – Balkanweb.com – News24

Futbolli gjerman është në dorë të sigurt – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Moment fantastik, debutim ëndrrash (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

I shënoi gol Serbisë në Beograd, Gruda harron Shqipërinë, flet si gjerman: Moment fantastik, debutim ëndrrash (VIDEO)

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al