• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i të moshuarit nga Saranda: Ndërtova motor në diktaturë. E mbajta 10 vite dhe më pas ma vodhën

14/05/2023
Rrëfimi i të moshuarit nga Saranda: Ndërtova motor në diktaturë. E mbajta 10 vite dhe më pas ma vodhën

Sotir Klironomi është 78 vjeç, por punës nuk i është ndarë në asnjë moment të jetës së tij. Mjeshtrin e Sarandës, siç e njohin të gjithë e gjetëm në punishten e tij modeste pranë banesës.

Punën si mekanik e nisi në vitin 1959, pasi mbaroi shkollën.

“Vetkuptohet që dola një mekanik shumë i mirë, në ndërmarje më kanë nderuar dhe më kanë dekoruar, pasi mbarova shkollën e mesme mekanike me rezultate shumë të mira në Sarandë, me cuan në specializim në Tiranë” u shpreh Klironomi.

Me duart e tij prej mjeshtri, Sotiri krijoi një motor, të cilin e kishte ëndërr.

“Që ta blija nuk mund ta blija se ishte shumë e shtrenjtë, nuk mund ta përballoja me ato të ardhura që merrnim, e keshtu ju futa punës . E ndërtova të gjitha vet, me cdo pjesë, se atëherë nëse merrje ose vidhje ndonjë pjesë të priste burgu, ishte i vet dënuar nuk kishte nevoj ta bënte dikush tjetër gjyqin, megjithatë isha shumë i pasionuar.

Doja ta bëja këtë motocikletë, e kisha në qendër të vëmendjes më pëlqente shumë, dhe fillova të bëja ndërtimin me projekte, me të gjitha, pasi kisha bërë edhe shkollën mekanikë dija të bëja veprimet, por edhe me ndihmën e disa inxhinierave, se ato projekte për ingranazhet unë nuk dija si ti bëja, pastaj detyrimisht shkoja në Gjirokaster, në Elbasan që beja ingranazhet sepse unë nuk kisha çdo pajisje, kështu që me një vullnet të jashtëzakonshëm u bë motorri, hipa në motor unë” shton ai.

Kujton se ai motor i hapi probleme me regjimin e kohës.

“Dhe filluan problemet në degën e policisë, bënin letra anonime, jo hodhi motorin Sotiri, flasim këtu për vitin ‘75 ‘80. Megjithatë më thirren shumë herë në degë, por në degë unë bëja edhe zborin, deryrimisht ndodhi kjo se unë kisha edhe motorra të gjithë të degës që i riparoja edhe i mirëmbaja, por kontrolli që erdhi nga të gjitha anët nuk gjeti ndonjë gjë se ishin gjëra të bëra, vajti puna deri në ministri….. E gjitha kjo për faktin që isha i vetmi mekanik që bëra motorrin, nuk kishte njeri tjetër që ta bënte , unë e bëra me të gjitha pajisjet e mia me të gjitha dijet e mia” theksoi 78-vjeçari.

Mjeti që krijoi i solli lehtësi në lëvizje.

” Shkollën e kam mbaruar në vitin 1978, edhe u bë motorri e kështu me atë levizja, shkoja e kthehesha në punë, më tutje nuk levizja dot se nuk me linte policia, unë e bëra 130 kubikesh, dhe ata nuk te lejonin atëhere me fuqi motorike të madh” tha mjeshtri.

Sotori tregon se motorin e mbajti 10 vite dhe më pas ia vodhën.

” Ma vodhën se do e kisha këtu…e kisha në një garazh poshtë shtëpisë që ma kishte dhënë banka deri në 1992 e kisha motorrin” tregon ai.

Pjesët që i mbetën nga motor i ruan ende edhe sot, ndërsa nuk i fsheh dot brengën që nuk e ka më.

” Më vjen për të qarë… Të them të drejtën, ka akoma nja dy disqe që i ruaj akoma, dhe i shoh herë pas here se kisha një lodhje shumë të madhe për atë motorr, punova 5 vite për ta ndërtuar dhe kur ma vodhën ishte dhimbje e jashtëzakonshme sepse me vodhën edhe disa motorra që i kisha teë policisë që i mbaja për mirëmbajtje, prandaj isha edhe i toleruar në këtë pjesë” shprehet Klironomi.

Lumturinë që i solli “krijesa” e tij e ndjen edhe sot kur e kutjon.

“U ndjeva që ctë të them, edhe sot mallëngjehem kur e kujtoj motorrin se më doli edhe shumë i bukur nuk e imagjinoja që do me dilte kaq i bukur.. Atëherë nuk të lejonin që të mund të prodhoja edhe motorra të tjerë por kur erdhën ata të Tiranës më kerkuan të gjitha projektet… Kur e kisha motorrin donim të me arrestonin.. u ankova në degë se erdhën ata të bashkimit profesional” shton i moshuari.

Megjithëse prej vitesh ka dalë në pension, Sotiri nuk mungon asnjë ditë në punishten e tij.

“Tani jam 78 e vjec dhe nuk bëj dot më shumë punë se nga zemra nuk bëj dot atë punë që beëja, por ama vazhdoj edhe vij akoma se po nuk u futa këtu në repart nuk më con dita fare..Unë ngrihem në mëngjes pij kafenë dhe me ke në repart, këtu në repart jo se do bëj ndonjë gjë të madhe por edhe t’i shikoj, a janë të gjitha nëpër vende” përfundon ai.

Sotiri thotë se dikur duhej të bënte çdo gjë me duart e tij, ndërsa sot mekanikët punojnë me mjete bashkëkohore./abcnews.al

Related Posts

E pazakontë: Mësuesi i Informatikës vjedh laptopët e shkollës dhe zhduket
Pikante

E pazakontë: Mësuesi i Informatikës vjedh laptopët e shkollës dhe zhduket

17/04/2026
E pazakontë/ Tentoi të grabiste banesën 3 katëshe, por trupi i ngeci në dritare, humb jetën i riu
Pikante

E pazakontë/ Tentoi të grabiste banesën 3 katëshe, por trupi i ngeci në dritare, humb jetën i riu

13/04/2026
Pas 40 vitesh, zbulohet “sekreti” i “Pallatit 176”
Pikante

Pas 40 vitesh, zbulohet “sekreti” i “Pallatit 176”

07/04/2026
Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)
Pikante

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

27/03/2026
5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj
Lifestyle

5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj

14/03/2026
Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)
Paparazzi

Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Broja në “listën e zezë”, mes 10 transferimeve më të këqija në Angli

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Burnley janë gati për vendimin drastik

25/04/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

Partizani, Kërnaja: Tirana ekip i fortë, por fitojmë ne!

25/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al