• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtim të gjyqtares, nuk pranojnë mbrojtjen e tij as dy avokatët e caktuar nga shteti

26/10/2023
Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtim të gjyqtares, nuk pranojnë mbrojtjen e tij as dy avokatët e caktuar nga shteti

Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se është rrëzuar kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi i tij.

Po kështu bëhet me dije se janë tërhequr nga mbrojtja dy avokatët e caktuar nga shteti kryesisht. Në këto kushte është caktuar avokatja e re po nga shteti. Ajo është shtetësja Valentina Todoresku. Më poshtë njoftimi i plotë i gjykatës.

– Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.

– Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.

– Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

– Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Related Posts

Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve
Kryesore

Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

31/10/2026
Zjarr i madh në Gjirokastër, shkrumbohet magazina
Kryesore

Zjarr i madh në Gjirokastër, shkrumbohet magazina

31/10/2026
“Më kërkoi 1.500 eurot që i kisha borxh për drogën” – 29 vjeçari pranon vrasjen e Denaldo Maxhalakut
Lajme

“Më kërkoi 1.500 eurot që i kisha borxh për drogën” – 29 vjeçari pranon vrasjen e Denaldo Maxhalakut

31/10/2026
Kryesore

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor (Emri)

30/10/2026
Ndryshon ligji për siguracionin e makinave, ja çfarë duhet të dini
Kryesore

Dyfishohet taksa vjetore e makinave: Automjetet e vjetra dhe ato me naftë do paguajnë më shumë (Tabelat)

30/10/2026
Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët
Kryesore

Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët

30/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

31/10/2026
Zjarr i madh në Gjirokastër, shkrumbohet magazina

Zjarr i madh në Gjirokastër, shkrumbohet magazina

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al