• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Rripi i zjarrit’ në Mesdhe që e bën Ballkanin të dridhet, si e shpjegojnë shkencëtarët italianë tërmetin e fuqishëm në Shqipëri

27/11/2019
‘Rripi i zjarrit’ në Mesdhe që e bën Ballkanin të dridhet, si e shpjegojnë shkencëtarët italianë tërmetin e fuqishëm në Shqipëri

Shumë media italiane në versionin print i kanë kushtuar faqen e parë pasojave të rënda që solli tërmeti shkatërrues në Shqipëri një ditë më parë.

“La Repubblica” në një shkrim me titull “‘Rripi i zjarrit’ në Mesdhe që e bën Ballkanin të dridhet” duke cituar ekspertët sizmologë italianë, thotë se rreziku nga tërmetet në Ballkan është maksimal, dhe këtë e bën duke iu referuar hartës së rrezikut.

Këtë hartë, dikush e quan rripi i zjarrit të Mesdheut. Në hartën e rrezikut të tërmeteve në Evropë, fasha që shkon nga Turqia në Shqipëri duke kaluar nëpër Greqi, është me ngjyrë vjolë të ndezur që është baraz me shenjën e rrezikut maksimal.

Për këtë, goditja e tërmetit në orët e para të mëngjesit të së martës nuk befason më asnjë ekspert, citon Panorama. Në 1967, këtu, një tërmet arriti në magnitudën 6.6. Vetëm 12 vjet më vonë, preku magnitudën 6.9.

Një tabelë që sizmologët e tregojnë shpesh e krahasojnë një goditje 6.5 me energjinë e cliruar nga bomba atomike e Hiroshimës dhe Durrësi “nga arkitektura i ngjan shumë Italisë së pasluftës” tregon një gjeolog për median italiane, i cili në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës po vlerëson pasojat e tërmetit të rënë dje.

“Grataçiela edhe 20 katëshe ngrihen me shpejtësi pa asnjë planifikim. Goditja e shtatorit kishte provokuar dëme serioze, madje edhe në muzeun Arkeologjik”, shkruan La Repubblika duket iu referuar Durrësit.

Në 21 shtator, e njëjta zonë u godit nga një tërmet 5.8 dhe që në atë kohë ai tërmet u përshkrua si më i forti i 20 viteve të fundit. Mund të ketë një lidhje mes shtatorit dhe atij të djeshmit.

Sipas një zyrtari të drejtorisë së Tërmeteve në Itali, “ka shumë mundësi që goditja e dy muajve më përpara ishte parapërgatitje për tërmetin e rënë më 26 nëntor”.

Por për ekspertët nuk ka motiv të mendohet se një goditje si ajo në Shqipëri mund të pasohet me goditje edhe në Itali./ panorama

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al