• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rritet në 10 mijë lekë të vjetra bileta për të vizituar Butrintin

23/01/2020
Rritet në 10 mijë lekë të vjetra bileta për të vizituar Butrintin

Ministria e Kulturës ka njoftuar rritjen e çmimit të biletës për vizitorët në Parkun e Butrintit, çmim i cili shkon në 1.000 lekë të reja për individë dhe 800 lekë të reja për grupe në më shumë se 12 persona.

Sipas ministrisë së Kulturës, rritja e tarifave shkon paralelisht me rritjen e nivelit dhe numrit të shërbimeve. Urdhri për rritjen e çmimeve të biletave për të vizituar muzetë dhe sitet arkeologjike parashikon edhe kategoritë që përjashtohen nga ky urdhër. Ministrja Elva Margariti shprehet se bashkë me rritjen e biletave vjen edhe shtimi i kategorive që përfitojnë hyrje falas apo reduktim të çmimit për të hyrë në muze, parqe e monumente.

Të gjithë vizitorët do vijojnë të përfitojnë hyrje falas gjatë disa festave kombëtare e ditëve kushtuar trashëgimisë kulturore. Po ashtu, hyrja falas garantohet të dielën e fundit të çdo muaji.

Ndër kategoritë që përfitojnë hyrje falas janë individët që ushtrojnë veprimtari të ndryshme brenda kufijve të parqeve apo monumenteve, të pajisur me lejen përkatëse, fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, ish-të përndjekurit politikë, veteranët e luftës, studiuesit apo studentët që kryejnë ekspedita mësimore, guidat etj.

Ndërsa përfitojnë çmime të reduktuara nxënësit nga 12-18 vjeç, studentët, jetimët, invalidët, pensionistët, grupet e vizitorëve, më të mëdha se 12 persona etj.

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Iku në mënyrë të papritur nga Vllaznia, Kobiljar pret mijëra euro dhe i bllokon merkaton ish-klubit – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
Kombëtarja U-16 fiton ndaj Malit të Zi, goli i Avdylajt vendos ndeshjen – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja U-16 fiton ndaj Malit të Zi, goli i Avdylajt vendos ndeshjen

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al