• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rritet numri i vdekjeve nga kanceri, shifra tronditëse për Gjirokastrën

25/06/2018
Rritet numri i vdekjeve nga kanceri, shifra tronditëse për Gjirokastrën

Ndryshimi i stilit të jetesës në dy dekadat e fundit, përkeqësimi i fenomeneve të obezitetit, pirjes së duhanit, alkoolit, ndotjes së mjedisit dhe kequshqyerjes nga njëra anë, por edhe shërbimet e mangëta shëndetësore nga ana tjetër, e kanë bërë Shqipërinë vendin me barrën më të lartë të sëmundjeve në rajon. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik që u referohen raportimeve spitalore tregojnë se prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%, ndërsa gjetjet janë prezantuar këtë në fundjavë në konferencën me temë “Radiologjia dhe kimioterapia”, organizuar nga Instituti për Informim dhe Edukim Shëndetësor. 

E thënë në shifra, nëse në vitin 2002, për 10 mijë banorë u diagnostikuan 41 persona me sëmundje tumorale, në vitin 2014 të diagnostikuarit me këtë sëmundje ishin 73 persona, pa përfshirë diagnozat e vëna nga qendrat ambulatore. Me mbi 60% janë rritur sëmundjet kardiovaskulare, teksa shihet rritje e sëmundshmërisë për të gjitha llojet e diagnozave. Por situata shihet të jetë përkeqësuar edhe në shtimin e rasteve të kancerit.

Në Pavijonin e Onkologjisë rastet me kancer janë dhjetëfishuar vitet e fundit dhe statistikat humbasin saktësinë e tyre, teksa shumë persona operohen dhe diagnostikohen jashtë, ndërsa ka pasur edhe shumë raste nga Kosova që trajtohen në Shqipëri. Por, përpos numrit në rritje, mjekët janë të shqetësuar se nga këto sëmundje po preken grup mosha e re 20-40 vjeç. Shqetësimin e raportuar nga mjekët e ka nxjerrë me shifra edhe INSTAT në një raport të fundit, duke zbuluar se nga viti 2012-2017 kanë humbur jetën nga sëmundjet tumorale më shumë se 3500 persona çdo vit.

Sipas INSTAT, Numrin më të madh të jetëve të humbura nga sëmundjet tumorale e ka Tirana, për shkak edhe të numrit më të madh të banorëve, por prevalencën më të lartë të jetëve të humbura e ka Qarku i Gjirokastrës, me 2.21 jetë të humbura për 1 mijë banorë. Gjirokastra ka më shumë jetë të humbura për shkak të plakjes së popullsisë me ritme më të larta se në qarqet e tjera. Pas Gjirokastrës vjen Korça me 1.66 të vdekur për 1000 banorë, më pas Shkodra me 1.64 për 1 mijë banorë, Vlora me 1.50 të vdekur.

Related Posts

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë
Kryesore

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD
Kryesore

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin
Kryesore

Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin

28/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al