• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rritet numri i vizitorëve në Butrint

17/08/2025
Butrinti me koncension, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore

Parku Kombëtar i Butrintit po mirëpret gjatë muajve të verës një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës. Gjatë ditëve të gushtit, ky destinacion i njohur historik dhe natyror shënon një rritje të ndjeshme të vizitorëve, duke tërhequr vëmendjen e turistëve me interes të lartë për trashëgiminë kulturore dhe peizazhet e mrekullueshme.

“Parku ishte një përvojë e mrekullueshme. Pamjet, natyra dhe gjithçka e ruajtur mirë e bëjnë këtë vend shumë mbresëlënës. Ndihem me fat që e vizitova.”

“Është hera e parë që udhëtojmë së bashku si familje dhe vendosëm të vijmë në Shqipëri. Ishte një zgjedhje e shkëlqyer, parkun e kishim parë në fotografi kështu vendosem ta vizitonim nga afër , ka natyrë të shkëlqyer ”, thanë disa nga turistët e huaj.

Vetëm gjatë muajit korrik, Parku Kombëtar i Butrintit u vizitua nga 44,555 turistë, një shifër që përfaqëson një rritje prej 82% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon një trend të fortë rritjeje në interesin e vizitorëve për këtë destinacion unik në Shqipëri.

“Përpara se të vinim në Shqipëri, e kishim planifikuar udhëtimin tonë dhe kishim thënë se duhej patjetër të vinim në Butrint për të parë këtë park, i cili bënte pjesë në 5 vendet që duhen vizituar patjetër në Shqipëri dhe dua të them se nuk na zhgënjeu”.

“Këtu gjithçka duket fantastike. Më pëlqen ndërthurja e historisë me natyrën. Është një vend që të mbush me qetësi dhe energji pozitive”, thanë turistët.

Rritja e numrit të turistëve gjithashtu nxit zhvillimin ekonomik lokal, duke krijuar vende të reja pune dhe duke përforcuar bizneset e vogla dhe shërbimet turistike. Kjo kontribuon në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al