• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrogat skandaloze në Shqipëri/Me 19 minuta blen një bukë, me 500 orë, 1 metër katror banesë në Tiranë

07/01/2021
Rrogat skandaloze në Shqipëri/Me 19 minuta blen një bukë, me 500 orë, 1 metër katror banesë në Tiranë

Paga mesatare në Shqipëri është ndër më të ultat në Europë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit që lamë pas, paga mesatare bruto në vendin tonë fiksohej në 52.185 lekë në muaj.

Neto, përkthehet në 43.934 lekë në muaj. Pra, kjo është shuma mesatare që ka në dispozicion në muaj një shqiptar mesatar për të shpenzuar, apo edhe kursyer.

Në orë, me 174 orë pune në muaj, kjo pagë përkthehet në 252 lekë në orë. Për pagën minimale, me ndryshimin e ri, pagesa për orë pune fiksohet në 172 lekë. Sa orë pune duhen për të paguar disa prej prej produkteve apo shërbimeve normale të një shqiptari mesatar?

“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e institutit të statistikave për të dalë në disa përfundime. Për të blerë një bukë masive, 80 lekëshe, një shqiptar mesatar duhet të punojë 19 minuta në ditë, ndërsa për një kilogram mish do t`i duheshin rreth 3 orë punë.

Për ata që paguhen me pagë minimale, buka vlen 28 minuta punë ndërsa mishi plot 4.36 orë, pra pak më shumë se gjysëm dite.

Një biletë kinemaje apo një picë, një shqiptari mesatar do i kushtojë 2.38 orë pune, ndërsa një abonim mujor palestre, prej 4 mijë lekësh,plot 15.8 orë pune, thuajse dy ditë. 23.2 orë pune i kushton palestra në muaj dikujt që paguhet me pagë minimale. Për të paguar një abonim celulari mujor ndërkohë (paketë), duhet thuajse një ditë pune, më saktësisht 7.93 orë pune.

Po për të blerë një shtëpi, sa orë pune i duhen një shqiptari mesatar? Plot 500 të tilla për një metër katror në Tiranë. Për një shtëpi mesatare, rreth 80 metra katrorë, duhen plot 40 mijë orë pune. Për një makinë te re ndërkohë, me një vlerë mesatare rreth 15 mijë euro, do të duheshin rreth 7425 orë pune.

Po në rast se një shqiptar mesatar do të donte të blinte modelin më të fundit të iPhone, sa orë do të duhej të punonte? Plot 601 orë!

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jam edhe unë italian”, Klodian Duro thumbon FSHF-në për trajnerin e Kombëtares: Krenar që derdha gjak e djersë për flamurin dhe fanellën kuq e zi

“Jam edhe unë italian”, Klodian Duro thumbon FSHF-në për trajnerin e Kombëtares: Krenar që derdha gjak e djersë për flamurin dhe fanellën kuq e zi

20/05/2026
Monika Kryemadhi: Mateo dhe Brikena do të ndahen

Monika Kryemadhi: Mateo dhe Brikena do të ndahen

20/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al