• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrogozhina beson, nuk ka dy pa tre për lojtarët me eksperiencë të Egnatias

22/05/2026
VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Elbasanit, i realizon 3 gola në pjesën e parë

Në futboll ka skuadra që luajnë për rezultate dhe ka skuadra që dinë të fitojnë trofe. Egnatia duket se tashmë i përket kategorisë së dytë. Pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, rrogozhinasit po tregojnë edhe njëherë atë që i ka shoqëruar vitet e fundit: mentalitetin kampion.

Sfida ndaj Vllaznisë konsiderohet si një tjetër provë force për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, por në kampin rrogozhinas ekziston bindja se ndeshje të tilla janë pikërisht ato ku diferencën e bën karakteri. Dhe Egnatia e ka treguar dy herë radhazi se di të menaxhojë presionin në fundin e kampionatit.

FORMULA E KAMPIONËVE – Edhe pse formula e kampionatit ka ndryshuar në krahasim me dy vitet e fundit sa i përket fazës “Final 4”, një gjë ka mbetur e pandryshuar: Egnatia di të dalë fituese kur sezoni hyn në fazën finale. Dy herët e fundit, rrogozhinasit kanë arritur të shpallen kampionë pikërisht falë qetësisë, pjekurisë dhe aftësisë për të mos gabuar në ndeshjet që vlejnë më shumë.

Kjo është arsyeja pse në Rrogozhinë nuk shohin me frikë presionin e javëve të fundit. Përkundrazi, aty besojnë se eksperienca e fituar në sezonet e kaluara mund të jetë arma më e fortë në rrugën drejt një tjetër titulli. Futbollistët që kanë përjetuar ato suksese e dinë shumë mirë si menaxhohen këto momente dhe si fitohet kur pesha e rezultatit është maksimale.

NUK KA DY PA TRE – Brenda ambientit të Egnatias nuk thuhet hapur, por ideja është e qartë: “nuk ka dy pa tre”. Pas dy titujve të fituar në vitet e fundit, besimi se skuadra mund ta përsërisë historinë është më i madh se kurrë. Jo vetëm për cilësinë që ka grupi, por mbi të gjitha për mentalitetin që është krijuar në klub. Në javët e fundit është parë një Egnatia më e pjekur, më e qetë dhe më cinike. Skuadra duket se e ka kuptuar se tani nuk ka më rëndësi spektakli apo dominimi absolut në çdo ndeshje, por rezultati final. Kampionatet fitohen nga ekipet që dinë të vuajnë, të menaxhojnë emocionet dhe të fitojnë edhe kur presioni është maksimal.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit
Sport

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro
Sport

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al