• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rruga e re Korçë-Ersekë shpejtësia deri 80 km në orë, kostot më të larta se bypassi i Fierit 120 km në orë

02/09/2022
Rruga e re Korçë-Ersekë shpejtësia deri 80 km në orë, kostot më të larta se bypassi i Fierit 120 km në orë

Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra do të kushtojë 8,6 miliardë lekë ose 72 milionë euro. Projektet fillestare për ndërtimin e këtij segmenti nuk ishin më shumë se 35 milionë euro ose 1 milionë euro për kilometër. Sipas të dhënave zyrtare që burojnë nga dokumentet e prokurimeve rruga do të ketë një gjatësi të përgjithshme 35 kilometër me shpejtësi lëvizje 60-80 kilometër në orë, duke e shkurtuar distancën ndërmjet Korçës dhe Ersekës në vetëm 20 minuta. Ndërkohë By-passi i Fierit me gjerësi 22 metra dhe gjatësi 22 kilometër ku shpejtësia e lëvizjes është 120 kilometër ka kushtuar 60 milionë euro (financim i huaj).

Intensiteti i punimeve për të përmirësuar infrastrukturën periferike të vendit po bëhet në një kohë që qendra e vendit po vuan nga mungesa e infrastrukturës, teksa rrugët ekzistuese janë në gjendje të mjerë nga demet që krijon lëvizshmëria e lartë e mjeteve ë këto akse. Akse rrugore Fushë -Krujë -Tiranë, Tiranë -Durrës (autostrada dhe rruga dytësore e Ndroqit) përveçse janë të mbingarkuara me trafik janë plot gropa që shpesh bëhen shkak për aksident. Gjithashtu rrugët që lidhin Aeroportin e Rinasit me pjesën tjetër të vendit nuk i përgjigjen fluksit të lëvizshmërisë. Sakaq qeveria i ka përqendruar financimet në Tunelin llogarisë, në rrugën Kardhiq -Delvinë, Qukës-Qafthanë dhe Ersekë -Korçë, ku kjo e fundit po kthehet në një gropë thithëse për fondet buxhetore, pavarësisht se ka vetëm rendësi turistike.

Qeveria ka kontraktuar kompaninë ANK për të ndërtuar 4 kilometra të aksit Ersekë-Korçë nëpërmjet lotit 2 të punimeve me vlerë 21 milionë euro. Rruga është e kategorisë C dhe nuk ka tunel, por kostot e ndërtimit të lotit të dytë i kanë kaluar të 5 milionë eurot për kilometër. Ekspertët e sektorit rrugor pohojnë se rruga Korçe -Ersekë nuk justifikon rëndësinë strategjike për investimin që ka marrë. Aksi aktual rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra vetëm 20 minuta. Qeveria ka argumentuar se, ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

Deri më tani qeveria ka financuar 3.1 miliardë lekë për ndërtimin e këtij segmenti, teksa nevojiten për përfundimin e të gjitha punimeve edhe 5,4 miliardë lekë të tjera. Kostot e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri janë bërë problematike vitet e fundit, teksa Sekretariati i Komunitetit Europian i Transportit e vlerësoi problematike çështjen e kostove të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri në një raport të fundit./MONITOR

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al