• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rudina Hajdari: Në zgjedhje do hyj me partinë e re, shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin të zgjidhem

26/10/2020
Rudina Hajdari: Një mandat deputeti në Shqipëri kushton 1 milion euro

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të hyjë në zgjedhje me partinë e re duke treguar dhe emrin e saj. Sa i përket akuzave nga dy kampet e mëdha politike PS-PD për krijimin e partive të reja dhe kujt i përkasin, Hajdari tha se kjo gjë mbyt frymën demokratike dhe dekurajon qytetarët të votojnë.

“Kjo historia që ekzistojnë vetëm 2 parti mbyt komplet pluralizmin në Shqipëri, frymën për të pasur ndryshime të tjera. Është e rëndësishme që ne të krijojmë hapësira demokratike ku gjithsecili të ketë mundësinë për të kontribuuar. Fryma demokratike brenda partive u mbyt. Menaxhim i dobët nga të dyja palët duke parë që mes partive të tyre ka 100 probleme. Duke vrarë parimet demokratike brenda partive, i deklarojnë vendit një gjë që kushdo që do drejtojë vendin do jetë autokratik.

E rëndësishme të kuptojmë se çfarë po ndodh sot. Çdo qytetar e ka të drejtë të kuptojë çfarë po ndodh. Taksat e qytetarëve vidhen, e pamundur të kemi një zhvillim të qëndrueshëm. Kam shpresë duke parë frymën e shumë qytetarëve. Të zhvendosësh vëmendjen duke mbytur frymën demokratike duke i thënë qytetarëve që ky menaxhohet nga një parti apo një tjetër. Në këtë mënyrë po demotivojnë qytetarin që nesër mos të shkojë të votojë”, deklaroi Hajdari.
E pyetur nëse po krijon vetë një lëvizje, ajo konfirmoi dhe tha se partia e re do quhet “Nisma”, duke shprehur besim se qytetarët do i japin shansin të zgjidhet bazuar në platformën e kësaj lëvizjeje.

“Absolutisht, pa dyshim. Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet nisma. Jam shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin që të zgjidhem në bazë të platformës që do ndërtojmë së bashku dhe për t’i dhënë shansin këtij grupimi për të ndryshuar gjëra. Sot është momenti që qytetarët të përkrahin lëvizje si kjo që është për institucione të forta, pro integrimit dhe mbështet parimet perëndimore”, deklaroi Hajdari.

E pyetur se cili do të jetë hapi i radhës nëse nuk ka një përgjigje pozitive për mbledhjen e Këshillit Politik pas kërkesës së saj, Hajdari tha se do vijojë betejën.

“Do shkoj në parlament dhe do shikoj mundësi të tjera për të vijuar një betejë tjetër ditët e ardhshme”, tha ajo

Related Posts

I fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet vrasësi i turistit francez në Ksamil
Kryesore

I fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet vrasësi i turistit francez në Ksamil

18/08/2026
Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

E rëndë në Ksamil/ Vritet me thikë një i ri francez

18/08/2026
4 persona të djegur në Himarë teksa riparonin motorin e skafit, policia zbardh detaje
Kryesore

4 persona të djegur në Himarë teksa riparonin motorin e skafit, policia zbardh detaje

18/08/2026
Kreshnik Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë
Kryesore

Kreshnik Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë

17/08/2026
Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Porto Palermo, një prej tyre me 50% të trupit të djegur
Kryesore

Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Porto Palermo, një prej tyre me 50% të trupit të djegur

17/08/2026
Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen disa persona! 4 prej tyre pësojnë djegie të shumta
Kryesore

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen disa persona! 4 prej tyre pësojnë djegie të shumta

17/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për turneun në Itali – Balkanweb.com – News24

18/08/2026
Kryengritje në Madrid, Alvarez kërkon largimin, Atletico i vendos një çmim rekord

Java vendimtare për Alvarez, ëndrra e Barçës është e “gjallë”, por Atletico Madrid mbetet pengesë, Marca zbulon prapaskenat

18/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al