• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rudina Xhunga: Të kthehet ligji i dënimit me vdekje në Shqipëri

14/01/2020
Rudina Xhunga: Të kthehet ligji i dënimit me vdekje në Shqipëri

“Unë dua të dënohen me vdekje, duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri. Nuk mund të jemi evropian, jemi komplet të çorientuar. Për shumë kleçka të ligjit këta njerëz do dënohen me 5-6 vite dhe do dalin nga burgu”.

Kështu deklaroi e revoltuar gazetarja Rudina Xhunga, teksa komentoi vrasjet e bujshme të këtij fillim-viti, në News24.

Më pas, Xhunga u ndal dhe te takimi i sotëm mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar si një fotografi të mirë, por kritikoi politikën shqiptare, teksa tha se është qesharake që i djeg të gjitha urat dhe në fund thotë hajde të ulemi në diskutime.

“Ishte fotografi e mirë, e vetmja gjë që po mendoja ishte pse ata dogjën mandatet, na lodhën kokën kot, na kthyen në arenë beteje. Është një situatë tipikisht shqiptare, nga ata që e prishin të gjithën dhe pastaj thonë hajde ta rregullojmë. Shpresojmë ta rregullojnë, se ne për reforma e qajmë, po problemi është se nuk i zbatojmë. Me këtë përfaqësim të padrejtë që kanë shqiptarët me këtë klasë politike, që nuk di çfarë do, ne jemi shumë pas. Kjo është një demokraci shumë e vonuar. Është qesharake qenie e politikës shqiptare, që i djeg të gjitha urat, dhe pastaj thotë hajde ulemi”, tha gazetarja.

Ndërsa, e pyetur nga gazetarja në studio nëse duhet të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme në vitin 2020, Xhunga u shpreh: “Duhet shkuar në zgjedhje të rregullta, pse duhet t’i prishim të gjitha. Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, është krimi shqetësimi më i madh i shqiptarëve dhe jo zgjedhjet. Këtu në këtë vend kanë ndodhur krime makabre ndaj grave. Është krijuar një situatë, ku ne flasim pa ditur të bëjmë asgjë. Kur pashë ato detajet e tmerrshme të gruas në Mallakastër, pasi e përdhunuan, mendova pse duhet të ketë detaje të tilla te mediat. Por, pastaj mendova, se nuk është problemi te mediat”.

Më tej, ajo u ndal më gjatë te vrasjet tronditëse të ditëve të fundit, siç ishte ajo e 50-vjeçares Drita Saliaj në Mallakastër dhe e 35-vjeçares Enkeleda Çapoku nga kunati, në Paskuqan.

“Nuk është vetëm Mallakastra. Kemi një vrasje tjetër, shkon një burrë, i dehur, i shkon në shtëpi një nëne dhe e vret në sytë e nënës dhe fëmijës së saj. Pastaj, del një plehër tjetër, shkon e përdhunon dhe e çon të zhveshur në rezervuar. Po, pse e vrave? Unë dua të dënohen me vdekje, duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri. Nuk mund të jemi evropian, jemi komplet të çorientuar. Për shumë kleçka të ligjit këta njerëz do dënohen me 5-6 vite dhe do dalin nga burgu. Çfarë mund të presin ne, që të na vijnë në shtëpi? Jemi komplet të pambrojtur, është situatë absurde, me një drejtësi që funksionon-s’funksionon. Janë gra totalisht të pambrojtura, me burra jashtë, me fëmijë jashtë, krejt të vetme dhe tani po i vrasin, edhe po i turpërojnë. Këtu bashkohet një vend me probleme varfërie, nivele injorance, probleme drejtësie. Duhet të mbajë përgjegjësi shteti për mosveprim, është një shtet që nuk po vepron. Ndaj unë jam për kthimin e vendimit me vdekje”, u shpreh Xhunga.

Familjarët thonë “le ta vrasin djalin, nëse e ka bërë një gjë të tillë”…
Po prindërit u kujtuan kështu kot, po se nuk del kështu kot ai fëmija. Është e gjithë mënyra si rriten. Periferia po na mbyt.

Rasti i Paskuqanit, të bënte përshtypje nëna, që flinte tek e bija, për ta mbrojtur nga kunati … ajo fliste nën efektet e shokut?
Ja refuzoj vetes t’i dëgjoj këto prononcimet. E hodha celularin edhe dje, kur kishin dalë detajet e përdhunimit. Nuk dua të mbushem me detaje kaq të tmerrshme. Është momenti që ne të reagojmë si shoqëri. Është kriminalizuar shoqëria. Nuk i them dot medias mos t’i publikojë detajet.

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al