• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sa vlerë ka jeta në Shqipëri? (VIDEO)

16/01/2024
Sa vlerë ka jeta në Shqipëri?

Nga Pranvera Borakaj

Sa vlerë ka jeta në Shqipëri? Sa vlerë i japim jetës ne shqiptarët? Këto janë pyetjet me të zakonshme në ditët e para të 2024 , ku vrasjet, vetëvrasjet, atentatet, dhuna, ishin dhe janë refren i përditshëm duke mbytur keqazi entuziazmin e një viti të ri.

Vëllai vrau vëllanë për pronë, gruaja vrau veten sepse dhunohej nga i shoqi, vritet një 22-vjeçar me snajper duke pirë cigare në ballkon, keto e sa e sa të tjera kanë bërë që Shqipëria të lahet në gjak e të kryesojë top listat e Evropës për kriminalitetin, e nëse e krahasojmë edhe me numrin e popullsisë, situata bëhet edhe më serioze. Po si shpjegohet kjo gjendje ? Është çështje kulture, edukimi, arsimimi, tolerance, ekonomike, apo edhe politike.

Nga struktura më e vogël që është familia dhe deri në nivelin më të lartë që është parlamenti, dhuna është tog fjalëshi që dominon. Ne na mungon kultura e dialogut, e negociatave, e bisedimit. Brezi i lindur dhe i rritur në diktaturë nuk ka arritur ende në nivel makro ta tejkalojë historinë, të dalë mbi kujtesën dhe të sillen si qenie humane, ku i japin vlerë jetës.

Nëse i shtojmë këtu edhe nivelin e kriminalitetit, korrupsionit, abuzimeve, parave të pista, varfërisë që mbizotëron në Shqipëri, shifrat bëjnë sens. Ne jemi shoqëri e dhunshme, aq sa duket se vuajmë nga sindroma e Stokholmit.

Ne bëhemi gjithmonë me më të fortin, deri sa e shikojmë të vdekur viktimën, e qajmë dy ditë online, e harrojmë e më pas të etur për krim presim të radhës.

Ne nga çështjet e ashensorit, parkimit, trafikut, e deri te niveli i ligjeve, e politikberjen duam që zgjidhjet t’i japim si të fortë.

Ne kemi frikë të jemi të dobët, të kulturuar, të sjellshëm, sepse në xhunglën që po jetojmë kjo merret si dobësi dhe shfrytëzohet.

Kur ka qenë hera e fundit që keni marrë pjesë në një debat intelektual, mbi arsimin p.sh., mbi kurikulat, mbi të ardhmen e shoqërisë… nuk bëhen këto diskutime, sepse ne jemi të zënë duke u marrë me asgjënë, duke kaluar kohën me zbrastinë e duke u vrarë për hiçmosgjë.

Ne flasim për forcimin e gruas, kur në fakt duhet të flasim për normalizimin e shoqërisë.

Ne kërkojmë që të mbyllet TikToku, por në fakt duhet të flasim për edukim. Sepse injoranca vret shumë më tepër. Ne jemi një popullsi në shumicë dermuese militante ndërkohë që në politikë nuk ka demokraci, ka autokrat ata që janë në pushtet dhe të shtypur ata që janë në opozitë, gati kështu ka qenë gjithmonë.

Edhe me gjasa do vazhdojë. Ne kemi media që bëjnë një punë, tmerrësisht të keqe për edukim.

Promovojnë antivlera, bëjnë lajme për çdo aksident, plagosje, sherr, bëjnë opinione, por shumë pak analiza reale për atë që ka vërtet rëndësi.

Që censurojnë të vërtetën dhe ripërsërisin një tekst në mos të stisur, shpesh të manipuluar.

Për ne, vrasjet janë thjesht statistikë dhe burim klikimesh, ndërhyjmë pa mëshirë në intimitetet familjare, sepse e dimë që lotët dhe dhimbja e dikujt na shërbejnë shumë.

Ne kemi policinë, drejtësinë, agjencitë, që nëse do zgjidhnin mes një të forti me lekë dhe një të varfri të nëpërkëmbur, s’do kishin dilema kujt t’i shërbenin.

Ne këta jemi. Dhe fatkeqësisht në kohën e rrjeteve sociale, ne i japim zë mosdijes tonë. Sa gjatë do ecim përpara në këtë rrugë? Këtë vështirë ta themi, vetëm se një gjë është e sigurt. Sado të sprovuar të jemi, e të mbijetojmë këtij kaosi, nëse nuk reagojmë sot, herët a vonë, në autostradën e viktimave sociale do biem edhe vetë.

/Vizionplus.tv/

Related Posts

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet
Kryesore

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

17/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë
Kryesore

Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026
Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al