• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Santorini goditet sërish nga tërmete, pak minuta para vizitës së kryeministrit Mitsotakis

07/02/2025
Santorini goditet sërish nga tërmete, pak minuta para vizitës së kryeministrit Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Santorini, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Civile, në atë që zyrtarët e kanë quajtur “një shenjë solidariteti” për ishullin e goditur nga tërmeti.

Lideri i qendrës së djathtë e nisi vizitën – të parën që nga shprehja e shqetësimit nga sizmologët për rritjen e aktivitetit sizmik intensiv – duke inspektuar njësinë e lëvizshme të operacioneve të dërguar nga brigada e zjarrfikësve. Më pas ai ndaloi në spitalin e ishullit dhe vizitoi forcat speciale.

“Jam në Santorini për të mbikëqyrur gatishmërinë e mekanizmit shtetëror [të ngritur për t’u përballur] me fenomenin gjeologjik aktiv që po zhvillohet… Dua t’i siguroj banorët e Santorinit dhe ishujve të tjerë se shteti është në krahun e tyre. Është më mirë të jemi të përgatitur,” tha Mitsotakis.

Mijëra lëkundje kanë tronditur ishullin që nga fundjava, me dy tërmete – me magnitudë 3.8 dhe 3.9 në shkallën Rihter – që goditën brenda dhjetë minutash, pak para se Mitsotakis dhe ekipi i tij të uleshin në ishull.

Një tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 4.8, tronditi Santorinin më herët në mëngjes, duke shkaktuar rrëshqitje të tjera gurësh.

Rreth 12,000 persona, banorë, turistë dhe punëtorë janë larguar nga ishulli duke përdorur çdo mjet të mundshëm për të shpëtuar.

Autoritetet greke shpallën gjendjen e emergjencës në Santorini të enjten mbrëma, me kërkesë të kryebashkiakut të ishullit.

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hysaj, një okazion në Itali, Ascoli tenton të josh kapitenin kuqezi – Balkanweb.com – News24

“Kemi ekip të fortë, Maran ka sjellë një frymë të re, sulmuese”, Hysaj “driblon” Vllazninë, flet për të ardhmen e tij – Balkanweb.com – News24

02/10/2026
Ishte speciale, u përpoqa ta nderoja – Balkanweb.com – News24

I mori numrin C.Ronaldo-s, Leao: Ishte speciale, u përpoqa ta nderoja

02/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al